Emigrant gomari vajti në Greqi,Punë doli kërkoi sa pa që u gdhi.
Samarin i vuri arushi si urë:- Shko tani në lumë të më biesh gurë!
Dhe shkonte gomari rëndë i ngarkuar,Për një ditë pune,shpirt e trup rënduar.
Prap rrinte mendonte "Dhe pak, edhe pak.Sa të zë ca lek, samarin do flak".
Ikën ditët, muajt, në të dalë të vjeshtës,Mes gjethesh të thara, pa hundën e breshkës:
- Ah! Dhe ti samar moj mike e nderuar,Po të shikoj lehtë, s'qenke e ngarkuar!
- Po iki - tha breshka - me të ëmblin zë,Ja këtu pranë, gjith dimrin do flë!
- Po si do jetosh, fare pa punuar?- Do konsumoj dhjamin që kam grumbulluar!
Të vi edhe unë, ti, moj mikja ime?Gjithë këta muaj nuk bëra pushime!
Breshka shtëpinë ngriti, mes gjetheve shkoi,Fabulisti fjalët që tha breshka shkroi:
Gjumë do flerë ariu, çfar thua zotrote,Dhjamë ai vuri, nga cfilitja jote!




