Porsa nata yjet ndez,Dhelpra niset në qymez.
Ham! Ham! Qeni pas shtëpisë,Dhelpra hijen e lëviz.
Ham, te porta, qeni flet,Dhelpra në dritare shket.
Por papritur ndjen dy dhëmbë,Që iu ngulën thellë në këmbë.
S' po kuptonte këtë darkë,Qeni po lehte shumë larg.
Qeni lëshoi hungërimën,Pa e lëshuar viktimën.
- Ajo lehje që dëgjon,Është thjesht magnetofon!
Me ty ndrikull natë e ditë,Mësuam dhe ne dredhitë!




