Kur pa prodhimin bërë det,Gomari ngriti vëshët si lëpjetë.

U vërsul siç bëjnë gjithnjë gomerët,Ndërsa hëna kishte ndezur fenerët.

Gjethet nën yje, margaritarë feksin,Shpirtin ia trazojnë, i shtojnë oreksin.

Hëngri e hëngri sa u dend,Iu morën mend e mbeti në vend.

Kurrë kjo s’i kishte ngjarë,Kishte ca vite qe s'vinte te kjo arë.

Të nesërmen i zoti me ta parë:- Kërriç mbete, dhe pse u bëre gomar.

Ara që hëngre mbrëmë o kokëtrash,Nuk mbillet më me misër, por me hashash!