Kjo drite buzëqeshje mbi krahë të zogut,Mbi hark të ylberit si hark vetulla jote,Fëshferima e gjethit mbi degën e shtogut,Këngë e bukur që i thërret kësaj bote...
Prej rrugës së nisur, është ndjenjë, dashuri,Që fluturon dhe trokon dite edhe natë,Është hëna e artë, kthyer e tëra në qiri,Që mallin tim për ty, në supe po e mbart...
Veshur e tëra ne trup me petkun e deshirës,Për takimin e radhës, puthjeve që përkund,Nxjerrë prej zemres në formën e rrëshirës,Trupi im për ty e prodhon - prodhon pa fund...
Vjen në formë mjelme si mbi një liqen të kaltër,Ndjenjën ta marrësh të larë, përjetësisht të pastër...




