Tërmet, fortunë, zjarr, breshëri,Dimër i ashpër përmbi fole.Zogjtë e tu moj DardaniPo shtegëtojnë nëpër re.Kërkojnë një shteg nëpër stuhiKërkojnë një streh pa gjak e lot.Kërkojnë një dorë, një dashuri,Që nëpër shekuj se gjetën dot.Shtegtojnë e marrin në krahNjë dhimbje malli dhe lirinë,Nga lumi i gjakut që kurrë su thaE nëpër shekuj shkroi historinë.Zog grabitqar një predhë gërrhetPërmbi një lis, përmbi një votër,Filizin e jetës i pretDhe ëndërrat një ëngjëlli të vogël.Ku shkon ky plak mjekër bardhoshSi një Korab me borë mbuluar?Në mjekër të tij mund të lexoshNjë histori në shekuj shkruar.Ku shkon kjo nënë me këtë djepMe sisën jasht si vetë Rozafa?Ndërsa fëmijës të pijë i jepQumshtin legjendë e lë nga mbrapa.Kjo buzë vajze përse dridhetSi flete e pemës në stuhi?Në tragjedi e zjarr po digjetE saja jetë e dashuri.Po ky fëmijë që sdi ku shkonI ka të vegjël krahët pupla,Me veshtirësi po fluturon,Mos ja vrisni ëndrrat e bukura.Shtegtojnë të mardhur, të munduar,Në Londër, Berlin e në Romë,Areodromet presin pa i ftuar,Për ta një zgjidhje, nuk e thonë.Lumënj njerzish derdhen – derdhenKu në Shkodër në Berat,Pa përshëndetur e lanë çerdhenDuke kërkuar tjetër fat.Lumënj kujtimesh pas i ndjekinTë qëndrojnë dhe të presin,Duart zgjasin dot si prekinVeç me të vdekurit mbesin.Ky pus i bukur mes avllisëSi sy i bukur nëpër natë,Rri dhe i lutet perëndisëQë ti dhurojë tjetër fat.Si përgjigje krisma vetëmPërmbi pemë avlli dhe jetë,Për të shurdhuar të vërtetënQë veç një gjuhë di dhe flet.Ah, kjo shtëpi pa tjegull, djegur,Me dy dritare sy të çjerrë,Çfar ka parë ka mbetur e mekurNjë sisë gruaje, një grykë të prerë..Një votër e ngrohtë, një dashuriQë kurrë nuk ja lanë të qetë,Në mijra shekuj historiNën zjarr, barot dhe helmetë.Nën hi të saj, nën prush dëshirashRrinte liria ëndërr e rrallë,Shpërndante gjithnjë në netë shirashFlakë Vezuvi thosh: - Jam gjallë!Diku një kokë, diku një këmbëShpërndarë në lugina e ara,Janë një akuzë e rëndëPër Sllobodan e çfar mban fara.Një tufë shqiponjash nëpër reBëjnë herglife me krah e këmbë,Zgjojnë një mall atje ku fleNjë Dardani një zonjë të rëndë.Fryn një erë përmbi luginëKrahët e rëndë i shkund një lis,Mbi të shqiponjat shkojnë e vijnëTë ulin erën e lirisë.Një djep përkundet përmbi tëNënë Dardania ninullë këndon,Ëndrra i thur me t’bukurin zëLiridon emrin e pagëzon.Shqiponjat çajnë qiej dhe reTë kthehen zogjtë e shtegëtuar,N’fole të vjetër me histori të reTë lirë, vëllezër të bashkuar...Dollinë me fund: - KOSOVË GËZUAR !

PILO ZYBA