Po me shpirt të nëpërkëmbur,Po me zemër të zhgënjyer,Nëpërdhëmbur, të brengosur,Të mbërthyer, të plagosur.
Po me sy të mjergulluar,Zgurdulluar, të lotosur,E me buzë te shkërmuar,E me dhëmbë të gjakosur.
Edhe nëna e Gjakovës,Lindi vajzë e lindi djalë,Ganimeten dhe Abedinin,Të brengosur thanë ca fjalë,
Çohu pra, sot O Shqiptar!Çohu!-Cohu!-mos rri zvarrë!Troje e tua të legjendës,Dhe të pushkës, edhe penës…
Bijë trima ç'u thotë nëna,Kosovës si lule e si zambak,Çoni në fund amanetet e thëna,Sup më sup, e prag më prag…
Grykën e Gjakovës nuk e tremb,Ratë ne betejë nëna u thirr, "Vaje"Kosova në jetë u përmënd,Lendinës lirisë u bête djep e paje.
Korbat nxijnë, e trishtim ndjellin,Tokës i vërsulen, i ndalin diellin,Sa herë u liruam,prap u prangosëm,Plakur, krrusur gjer në prush - vatër,
Të ngihemi të gjithë, mjaft u njollosëm,Më s'do jemi peng nga koha e kalbur,Në mes të Gjakovës larinë vendosëm,Tragjedia e turpit nga koha ka ardhur.
Gjermani i pabesë do me na mposht,Fati i Kosoves rrotulloi një botë...Shiko o njeri, ç'kepucë ke mbi kokë,Fillin kanë ngatërruar në këtë botë.
Shtatë dimra shkrihen, se shpirti u sos,Të njejtët thonj e sqepa dredha – dredha,Abedin jetimi legjendë u muros,Në shekuj ti mbetet, krisma edhe kënga…
Me një motër trime e nënën me brenga,Me korbat nëpërkëmbë e thonjët si gjemba,Plagosën zgalemin,sa e sa zgalema,Histori e lashtë shkruar në bedena…
Ujqërit e tërbuar donin gjakëshqipëtariMotër Ganimetja dhimbjen e mposht,Vëllaut të vetëm po i shkon nga mali,Lirinë në grykë të pushkës ta fali…
Në kupeqiellin nxirë i thotë ca fjalë,.Shpresa mos këputen në jetë kurrë,Endrrat mos të të vriten, liria ka dale,Shiponja valvitet brënda në flamur…
Rrugën që nisëm , do na ndryshojë jetën,Por korbat e zeza thonjë dhe thikë,Abedinin trim e ther dhimbje e dekë,Por trimi vdekjen nuk e paska frikë…
Me sqep të mëkateve trupin e tij shpuan,Ujkaqenët gjermanë me gjak urinë shuajnë,Motra e zeza motër,vetëm gjashtëmbëdhjetMijra fjalë të heshtura pëshperinjnë, vuajnë.,
Ky është fundi i të gjithë fundeve, në botë,Dhe fillimi i te gjitha fillimeve, trimëria thotë.Brënda shpirtit të vëllait me vrullet e rinisë,U vaditën jetët e të gjithë Kosovëlirisë…
Pranverës së marrosur shpirti i po endet,Gërshetat e zeza tunden si ag i bardhë ,Luaneshës fjalët vrullojnë në buzë,Liria nga malet është nisë me ardhë…
Klithma të djegura për villain lëshon,Lotët i gëlltiti dhe gjermanin mallkon,Gjaku i vëllait ja vërboi të dy sytë,Por dhimbja larinë nuk mundet me mbyt…
E ndien, po shembet, koha nëpër sponda,Në po ato elipsa rrathë kodra –kodra,Korba - sorra sillen, eshtrat ia lam botës,Nëna - nuse presin bashkë me zinë e vatrës.
Fëmijët rriten, mplaken, shuhen baballarët,Ç'ështe ky qamet, veç për ne Shqiptarët,Kemi qënë e jemi një popull i vjeter,Me pushkë, penë, dituri dhe vepër…
“Gjeje rrugën moter se duhet të dalësh,Sot kërkohen krisma, e jo lojë fjalësh”.Nuk kam ku të qahem, s'po mundem vëlla,Hakun do ta marr, nëse do t'shpëtoj,
Fal shpirt të frymoj, fal zemër të rrahë,Nëpërkëmbur këmbësh, kurr; nuk jetoj.O SOT, O KURRE,Shokët luftëtarë të mbulojnë me flamur,Ashtin kemi humbur, rrashte na bënë kafkën,Por lirinë në shekuj nuk e moren kurrë.
Grabitën Ganimeten tragjedi e orës,Litarët ia vunë në mes të Gjakovës,Me duar lidhur si dimrat pa verë,Trupi Ganimetes shpërtheu në pranverë…
Zemërimi i Kosovës u kthye në dritë.S'duron më Kosova në forma pësore,Mbi trojet e saj heronjtë, mrekullitë,Janë lindje e re për të gjitha historitë…




