Oborrin tënd, nuk e kisha parë,vreshtat që m'kishe thënë s'i kisha shijuar,me ujë burimi, nën shkëmb, s'isha larë,majën e malit se kisha ngjitur këmbaduar.Pjergullën nën dritare e ëndërroja,dhe hapat e nënës tënde ndieja si hije,me prehërin e mbushur sheg e mollë,me buzëqeshjen e çiltër, mjalt perëndie.Shkuam atje...Mëma e mirë m'u ul ballë për ballë,me shikim më preku të mos kem turp,ma mori dorën e m'a puthi ngadal,më dha dritë nga shpirti i saj i butë.Rrugicën me kalldrëme e përshkova,ndieva guriçkat, rrëshkisnin nën këpuce,ati yt më shihte kureshtarë, i heshtur,s’duroi shumë, mes nesh erdhi u ul.Pimë rakinë e ballit të kazanit, si burrat,nuk u deha, se ty të kisha aq pranë,nën hijen e kujtimeve të tua udhëtova,prindërit e tu i pashë, i putha, i njoha.Bekimin e tyre n'a dhane...‘’Mirësenaerdhe moj flutur!’’ - më thanë.