Do ta jetoj jeten edhe keshtu.Veshur me kujtime,si konteshe.Me kapele endrrash, nen qiellin blu.Me shigjete malli e shpirtin pershesh.Sepse, dhe keshtu di te jetoj.Vij nga balta, statuja ngre.Vij nga lumi, dallge pikturoj.Vij nga pylli ku puthjja s'fle.Vij nga fusha, di te korr durim.Vij nga zalli, shenje marre ne zemer.Vij nga uria, di te mbys vetmine.Vij nga oshetima, uni s'kap dhe.Di te jetoj dhe e bere copash.Ne shoshin e frikes corodis frymen.Ne telin e mendjes nder vetkafshimet.Ne taracen e opinionit banjo i bej vargut.Marr e coperat e mia i ngjis sepse duhet.I qep me gjilperen e pajes nen baule.Marr gure nga Tomorri e i shkrij ne bark.I bej gelqere per te lyer vrage.Po ti, rri i qet!Sezoni i gjuetise, ende s'ka mbaruar.Te kujtohet, qe u njohem ne vere?Po ne vere humbem, si gjurme e arrnuar.Ti ike, se duhej, atehere!Tani, ike per mos tu kthyer...Une ketu, perlotur te pres ne dere.Nese nje dite kujtohesh,zbrit nga rete,kthehu tek shkembi ku lindi perqafimi.Vari mallit gure ne qafe.Flake, zhyte, mbyte...... ndoshta ende ke varke shpetimi.Une do jetoj dhe keshtu e therrmuar.Me koken pas, si vese e pergjumur.Do flas me kujtimet, ato s'me braktisen.Ti u lodhe nga helmet, tradhetia, dhimbja.Me the:- Jetohet shpirtegrisur?Por nese nje dite sheh veten ne lote.E shpelan po me lote ngurimet e tua.Tek rrugica buze parkut, diku ne Athine.Te pret e malluar,nje zarigoge veshur trishtim.Shkruan e therrmohet.Loti i merr frymen.Shpetoje!Nje here te vetme behu trim!