Të gjitha shkronjat,kanë një shtëpi,Abetare e ka emrin,më shumë se flori.

Një nga një shkronjat,aty valle hedhin,arin që kanë brenda,në çdo fjalë e derdhin.

Me to nis dituria,që përhapet nëpër botë,pesha që ka ajo,matet vetëm me okë.

Por një hall të madh kanë shkronjat,vetëm kur ne i harrojmë,prandaj dëshpërohen shumë,dhe vallen ndalojnë.

Qetë-qetë foli A-ja,para shoqeve të veta:Mbretëri për ne,është vetëm E VËRTETA.

Me ne shkruhen dhe gënjeshtrat,dhe shumë punë të këqija,por pa qejfin tonë,dhe kur na lë fuqia.

Dhe, një porosi të madhe,a-ja e parë kishte,të mos ec nëpër tokë,por flutur të ishte.

Megjithatë unë fluturoj,me a-në e aeroplanit,dhe me të gjitha shoqet,shkojmë përtej oqeanit.

Kur ulemi në atdhe,prapë fluturojmë,sepse në Shqipërinë tonë,vallen e vazhdojmë.