Të jesh poet....Si nuk munda ta kuptoj këtë më parë!Se nuk është puna, që për një ndjenjë ai flet,Por për qindra ndjenja, të mbytura në zjarrë.
Ajsberg në oqean...Eshtë mëndja e poetit...I ndarë ne dy sfera, të dukshëm dhe të padukshëm,Ku në sipërfaqe të ujit lundron si në kështjellë të mbretitNdërsa poshtë... në thellësi, labirint i strukshëm.
Po ta kisha menduar këtë më parë,Ndoshta..dhe shumë kureshtjen, nuk do e ngacmojaNuk do të gërmoja atje...në botën e marrëAs ujqerit nga gjumi kurre, nuk do ti zgjoja.
Poeti....Boten..me një mendim kërkon që ta ndryshojëKosheret e tij mbartin, traktatin e paqtë!E pasion i tij....e bën, c,do kënd që botën ta dojë.Eshtë korier i ndjenjës, që shpërndan vec mjaltë!




