Pjesë nga novela me po këtë titull

Ju afrova ngadalë me hapat e mi të vegjël e të lehtë....Këmbët më dridheshin, i tërë trupi filloi të drithërohej...o zot, ç'ndodhte kështu me mua?Kisha ndjenjën se, nga një pulbardhë po shndrrohesha në një pulë të lagur, që dridhej në shi...Valixhja që mbaja në duar me rreshqiti, kisha humbur fuqitë. Koka po me buçiste si burite e betejes, më dukej se po rrëzoheshin muret e larta. Digjesha nga brënda, doja ti afrohesha,por, kisha dhe frikë.

Ai më pa dhe vrapoi në drejtimin tim. Pa u përshëndetur fare, më mori fluturimthi në krahët e tij. Rrotullohej si të kishte kapur një valle Pejane. Si të kishte në krahët e tij një dekoratë të bukur, dhe jo peshën e trupit tim.Unë vendosa dorën time rreth qafës së tij. Kërkoja të mbahesha diku, gjithë jetën kam kërkuar një mbështetje. Qafa ngjante si e një luftëtari të fuqishem, që bënte lidhjen e fortë me muskujt e shpatullave të gjera.Fustani im i lehtë bënte lojën e valëzimit, bashkë me erën që fëshfërinte gjatë rrotullimit.Nuk e kuptoja, ishin frymëmarrjet tona të nxituara, apo flladi që vinte nga fusha e gjërë e aerodromit. Flokët e gjatë më derdheshin si ujvarë nëpër trup. Përkëdheleshin, dhe me dukej se dridheshin nën frymëmarrjen e tij të thellë.Ai kishte çelur buzët në një buzëqeshje gazmendi të

madh.Lëshonte rënkime, renkime kënaqesie, zë lumturie,sikur ishte në një mal të vetmuar.Zëri i tij i dehur nga gjelbërimi shumngjyrësh dhe cicerimat e zogjeve ngjante me dhjetra, qindra, mijra melodi.Ishte i dehur nga aroma dhe puhiza e degëve që puthnin njëra - tjetrën kur frynte era. I dehur nga shushurima e gjetheve,i dehur nga vesa e mëngjesit, i dehur nga rrezet e diellit, që aty - këtu kapërcenin si vija të shndritëshme mes fletëve dhe degëve..E lëpirë pas trupin të tij, lëshoja një zë lutës: - Lëshome, lëshomë të lutem!Ai nuk e dëgjonte zërin tim.Vazhdonte të vallzonte me mua në përqafim! Buzëqeshte bashkë me qiellin, me rrezet e diellit, dhe kërkonte që këto momente të shndriste dhe

më shumë.
***

Unë e zënë ngushtë, që ta ktheja në relalitet ndodhinë, afrova buzet e mia, të cilave u kishte humbur ngjyra, jo nga rrotullimet, por nga e gjitha ngjarja që zhvillohej rreth meje.Ndjeva afshin e tij. Ai i habitur nga puthja filloi t'i ngadalësoj rrotullimet, dhe duart e tij filluan të më lëshojnë ngadalë, sikur me buzët e mia ia thitha tërë forcën që më mbante.Gjatë derdhjes nëpër trupin e tij, fustani im i hollë, fillojë të ngrihej dhe mi zbulojë këmbët deri te kofshët e bardha.Deri atje ku rrallë hynte rrezja e dritës, dhe ajo pjesë e trupit qëndron gjithnjë e fshehur dhe si e ruajtur për dikë.E lëmuar, e butë, njomëzake dhe e pa fajshme përpara vështimeve të kalimtarëve.E përvëluar nga një aromë melhemesh, ethesh në trup nga buzët e tij, përpiqesha me njërën dorë të ulja fustanin,që të mos bëheshza gazi i botës, ndërsa dorën tjetër e mbaja fort pas qafën së tij.Pasagjerët e tjerë që kishin zbritur bashkë me mua nga aeroplani përshëndeteshin me njerzit e tyre, që u kishin dalë ti prisnin.Të gjithë kishin mbetur të hutuar nga skena që shikonin përpara! Shikonin dhe iknin me buzëqeshje në fytyrë.Në të ikur dëgjoje ndonjë zë që rrëshqiste duke nunurisur. “Si duket bota qënka e tyre”! Tjetra thoshte: “Sa e bukur është jeta për dikë”! Një plakë pak e krrusur, mermeriti: “Dashuria i thyen kufijtë e marrëzisë”! Turma fillojë të zvogëlohej, ne akoma ishim aty, në vallzim bashkë me erën!..Si i trullosur, ai, largojë buzët nga të miat, dhe

me të dyja duart kapi kokën time dhe pëshpëriste: “Sa e bukur je, e dashura ime,sa e bukur je!Kokërr shege buza jote”!...dhe puthte përsëri. Faqet e tua të purpurta si molla në degë !...puthi edhe faqet.... “Qafa jote si kullë e kishës se Shën Katerinës”!...dhe prap bëri cermoninë e njëjtë. Lëshoi dorën e tij shumë e lehtë mbi flokët e mi. Futi gishtrinjtë e gjatë si krehër mes tyre, dhe tërë kohën fliste: “ Edhe flokët të qënkat zgjatur që nga dita që u ndamë.Qënkan kthyer në fije shafari”!...duke folur afroi kokën time tek buzët e tij, sikur donte të ngopej me aromën e flokëve të mi.E shikoja dhe e ndjeja se nuk kishte

ngopje.Filloi të prekte çdo pjesë të trupit tim, sikur donte ti maste një nga një, sikur donte të kontrollonte janë ato që i kishte prekur kohë më parë! Sikur nuk i besonte vetes se serish ishte ai, që prapë i prekte, dhe dehej nga aroma dhe lirshmëtia e tyre!...Gjatë kohës që ai merrej me gjymtyrët e mi, unë

mbeta e shtanguar. Fuqia vetëm shkonte e binte, zemra filloi të rrahë me shpejtësi, sikur donte të shpërthente nga kafazi! Marramëndja filloi të bënte presion te unë. Përpiqesha me çdo kusht ta mbaja shikimin tim në sytë e tij. Sytë kishin marrë drejtimin kah dielli, shikonin pikërisht atë. Në ato çaste m'u duk se dielli hyri në syrin tim, dhe ashtu si isha në përqafimin e tij, duart e mia filluan të binin teposhtë, si të ishin dy degë të thyera të një peme.Me mbështolli një hije e errët dhe humba, humba në një botë të pa qënë, por vetëm të ëndërruar. Në një ëndërr të trishtë, si në humnerë ndëgjoja zërin e tij që dukej se dilte nga një bunar“Artaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa!.............Artaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa!.....Ndihmë

o njerëz !...Me duhet ndihma e shpejtë... ju lutem...ndihmë!...

** *

“Arta!...Arta!...Hapi sytë të lutem” !...ndëgjova zërin e tij. Më dukej jo si thirrje e fuqishme që kërkonte ndihme, por si një thirrje e butë,si një thirrje lutëse.Si një thirrje që vjen plot melodi, dhe kjo melodi zëri më zgjoi nga të humburit tim.Hapa syte! Buzë krevatit tim pashë Artanin.Isha e shtrirë në një krevat, por nuk kuptoja ku ndodhesha. Rrotullova sytë përqark, që të mësoja më shumë.Këtë rrotullim sysh ai e kuptoi, u ngut që të më jepte përgjigjen që unë kërkoja me sy!..“Shpirti im! ...Shpirti im !...Në spital je, zemra ime e vogël,në spital”! Tërë kohën ledhatonte dorën time, që nuk e lëshone nga duart e tij, si

duket, kishte frikë mos i iknin serish.Nuk pata shumë kohë të sodisja ku gjendesha. Aroma e spitalit dhe medikamenteve më erdhen direkt në hundë.Isha alergjike nga këto aroma.E dija,do humbisja përsëri ndjenjat.Si ishte e mundur që këto momente të pritura me mall ti përjetoja kështu ?

Artani këtë nuk e dinte. U mundova ti tregoj me anë të shtërngimit të dorës së tij. Koha nuk me lejojë ...humba ndjenjat serish!...

* * *

Fillimisht si e trembur tërhoqa dorën time nga dora e tij.Bëra një rrotullim sysh përqark dhomës. Sytë donin ta grisnin perden e trashë me vija vertikale të verdha dhe të blerta, që e bënin dhomën ku rrija të dukej më e lartë. Këta sy donin të thyenin xhamat e dritares, dhe krisma gjatë thyerjes të më zgjonte, të më kthente në realitet.Një cep në anën e djathtë të dritares kishte mbetur pa u mbuluar mirë nga perdja.Unë hapa sytë në formë çudie, mundohesha të shikoja sa më shumë nga ajo vrimë e mbetur.Jashtë, dukej ishte terr! Nuk shkëlqente dielli si me parë. Binte shi! Pikat që rrihnin xhamin e dritares linin vazhga si lot të një fëmije që kishte ngelur vetëm.Kot shikova! Kot u mundova të shihja me shumë! Vetëm kaq lejonte perdja, dhe vetëm kaq kapte syri im prej këtu ku isha ..U mundova të ngrihesha. Më shtynte kureshja të dija, ku isha?E dija që jam ne spital, po ku, në cilin vënd !?

Kisha dëshirë të madhe të ngrihesha ngadalë, shumë ngadalë, si të isha një krah fluture, pa u vënë re nga askush, pa zgjuar askënd. Do të doja të isha një hije ëngjëlli, të rendja te dritarja dhe të largoja perden e trashë, që tani më ishte bërë ferrë në sy, të mundja të shikoja dhe të mësoja me shume se ku ndodhesha !Nuk lëviza.Kisha frikë mos zgjoja Artanin.Isha me një këmishë nate që nuk ishte e imja. Ishte e hollë. Ishte nga një material mëndafshi ngjyrë vjollcë, me një tantellë të praruar në anën e djathtë të gjoksit tim.Isha e mbuluar me jorgan spitali deri përmbi brez.Nderkaq,Artani, ishte i mbledhur kruspull si një kërmill që kishte harruar kokën jashte.Koka e tij e mbuluar me flokët e shkurtër e të shprishura puthte

supin tim.Njëra dorë i kishte mbetur e lidhur me dorën time, tjetrën e kishte vendosur te faqja e tij, si të ishte një jastëk i butë. Ishte i tëri i veshur, edhe këpucët e zeza sportive i kishte akoma të mbathura. Ngela një copë herë duke e vështruar, duke dëgjuar frymarrjen e tij, që vinte si një puhizë pranverore dhe ledhatonte fytyrën time.

U mata të lëvizja vetëm dorën, deshirorja ta kisha të lirë ...ta kisha të lirë që të mund të rregulloja flokët e tij të shprishura.Në fakt nuk më pengonin se ishin të shprishura,me tepër doja ti përkëdhelja,të prekja ballin e tij ...oh, sa me endje do puthja buzët e tij që kishin marrë formë të fryrë,sikur prisnin

puthjen time .Sa me deshirë do e puthja secilën pjesë të fytyrës së tij. Me sa dëshirë do nuhasja aromën e tij si para dy muajsh..E humbur në ato dëshira shijimesh si në nje film, mu shfaq në mure takimi ynë i parë.Sytë më kishin ngelur të fiksuar në një pikë shumë të vogel e të murme, si duket një mizë kishte lënë gjurmët e saj.

***

Ishte ditë vere!Unë së bashku me Toskën kishim një pauz pune, po ju vinim shitoreve për vizitë.Papritur, siç ishim në buzëqeshje e sipër, rrugën na e preu djali i xhaxhait te Toskës,Tomori.

-Pse jeni trullosur ju të dyja kështu, ku shkoni?-pyeti ai i teri i mbuluar me buzëqeshje.I tillë ishte ai,asnjehere nuk mund ta shifje pa gazin ne fytyrë. Atë e shoqëronte një djalë i hijshëm, por shumë i tërjekun.Tomori pa nguruar prezantojë shoqeruesin e tij.

Arta!...Ky është Artani! Ai zgjati dorën dhe u përshëndet me mua...Une zgjata dorën dhe ndjeva ngrohtesin e dores se tij.

-Arta jam,thash une, dhe ula sytë që të mos e vërente se një lloj ndjenje do mi skuqte faqet thatanike.

-Artan!...si po të duket këtu në Gjermani, të pëlqen?-pyeti
Toska.Sa mirë që pyeti, sepse theu heshtjen që kaploj.

-Bukur më pëlqen!Por pa punë këtu nuk qënka mirë, sepse mbetesh vetëm pothuajse tërë kohën. Mirë që

Tomori sot pati të lirë ditën, dhe dolëm pak të shijojmë bukuritë dhe xixëllimat e këtij qyteti.Vërtet është një qytet i madh dhe i bukur.

-Arta!...Lëshoi një thirrje Tomori,Artani është djali i dajës tim.Ka ardhur për vizitë këtu.Do qëndrojë te ne një muaj.Dhe me vetulla e sy beri një grimacë të më ngacmonte, sikur donte të me pyeste; “është diçka për ty, apo jo”.Unë u ndjeva ngushtë! Të them të drejtën Artani nuk ishte për tu sharë, bile ishte për tu

admiruar.Kishte një fytyrë rrumbullake dhe mollëza të thekësuara.Buzët i kishte të mbushura,ndërkaq në mes të mjekrës kishte një gropëz të vogël, që e bënte të veçantë.Ishte me i gjatë se unë një kokë, sytë i kishte si liqeni i kthjellët,koke të ngritur krenarisht mbi qafën e bardhë.Flokët e gjatë ja mbulonin paksa qafën e gjërë, dhe ishin paksa me krela.Mu shfaq si agu i mëngjesit,i bukur si një lis me kurorë, shkëlqimtar si dielli,por dhe i tmerrshëm në shikim, si një thikë që shpon, ose të paktën mua më ngjau

ashtu...

Arta Elezi!....më përmendi nga kujtimet një zë femre që thirri emrin tim.Zëri më erdhi sikur të vinte nga një bunar i thellë dhe me një ushtimë si nga një shtëpi e braktisur.Ktheva koken në drejtimin nga më vinte ai zë.Tek dera gjysmë e hapur qëndronte një moter medicionale.Ajo nuk ishte as mbrenda e as jashtë dhe nga aty filloj sërish të flasi.

Mjeku kryesor do jetë dhe gjysmë ore këtu!...Ju, ruheni të jeni e përgatitur për një kontroll të përgjithshme!-tha me një zë të prerë dhe pa pritur përgjigjen time iku.

Mua me mbet fjala "Faleminderit"ne fyt,sepse ajo veq mbylli deren.

E çuditur mbeta me kokë të kthyer nga dera dhe nuk e di ,si vrima e celesit të deres me fyti serish në filmin tim.Si nje flutur që humb rrugën hyra në atë vrimë celesi me kujtimet e mia.

* * *

Tomori, Toska dhe Artani vendosën që dhe këtë mbrëmje të dalin në lokalet e mbushura me të rinj, dhe të argëtohen ashtu si një mbremje më parë.Unë e ndjeja veten të lodhur nga dita e sotme.Noti në detin e gjërë e kishte lodhur pak trupin tim, tek ishim ngjitur mes shkëmbinjsh dredha dhe të thepisur. Udhëtimi ynë ishte plot të papritura.U gjendëm në një si terras shkëmbi, që rrinte thikë mbi gji të

detit,më tej futeshin në grykë të thella.Atje shkëmbinjtë ngriheshin mes njëri – tjetrit, dhe njëri shkëmb i zinte tjetrit pamjen e brigjeve,ndërsa dielli mezi depërtonte deri në fund të luginave.Nuk kisha parë kurr vënd me brigje e peisazhe kaq të bukura.E dehur nga fëshfërima e erës neper grykë, dëgjoja luftën

e balsameve detare dhe thirra që të notonim.Gjithçka ishte e përhimtë, e çelët,thuajse e bardhë si qumesht.Të gjitha këto ma kishin marrë fuqinë,por dhe dielli i fortë kishte bërë punën e tij.Kishte rrahur supet që tani me dukeshin se isha përvëluar nga uji i valë.Ngacmimet e Tomorit me rëndonin më shume. Ai tërë kohën bënte ngacmime në formë shakash, por mua me dukeshin si përpjekje, që

unë dhe Artani të afrohemi sado pak.Por si duket nuk do mbes vetëm.Artani vendosi të qëndronte me mua,edhe përkunder përpjekjes që bëra për të mbetur vetëm.Ato përpjekje ishin të kota. Unë desha të vishem dhe të ik me ta, por ata do rrinin deri vonë.Me duhej të qendroja, por dhe nuk doja të qëndroja...

Ishte hera e pare që ishim vetëm në një dhomë hoteli buzë bregdetit.Pamjet nga xhamat e dritares ishin marramëndëse.

Pasi ikën ata, unë mbeta e trullosur para dritares.Që të fshihja shqetësimin tim zgjata dorën dhe

hapa derën e ballkonit.Me këmbë të zbathura dola jashtë.U mbështeta për rrethojën e ballkonit dhe shija poshtë.Zhurma e valëve te ishte aq pranë,aq afër,sa degjohej si fërkoheshin brigjeve.Dëgjohej sikur përshkonte mespërmes dhomën.Më dukej se përkëdhelnin trupin tim me atë zhurmë, me ato valë,në

rrugetimin e tij. Dallgët largoheshin dhe vinin përsëri të freskonin trupin tim.Një kohë të gjatë ngela aty, me preteks se mos i shihja Tomorin dhe Toskën.Përpiqesha të bëja diçka, por çfar të bëja ?...

Ndjeva se shputat e mia shkelnin në rërën që kishim sjellur sot nga plazhi.Nga nxehetesia që ndjeja

ngrita njërën këmbë dhe bëra lëvizje në formë të ledhatimit për këmbën tjetër. Më ra ndër mënd të hyj mbrënda dhe të marr një palë sandale, që të mos me digjej lëkura e shputës. Edhe betoni i ballkonit kishte thithur ngrohtësi të madhe nga rrezet e diellit.Dukej si të ishte shndërruar në furrë ku piqen picat.Por këmbet e mia nuk ishin pica,prandaj me duhej une ti mbroja, sepse ato nuk kanë gojë të

flasin.Duke bërë hapa të mëdhenj për të mos i djegur shputat, dhe pa parë fare arrita te dera e ballkonit, ndjeva një pengese.Ai qëndronte te pragu i derës.Ngrita kokën ngadale.Vështrimi u ndesh ne trupin e tij. U pamë në sy!O Zot ,u ndjeva ngushtë!Isha ngjeshur në trupin e tij, si një zog i vogël pule që

kërkon ngrohtësin e mamasë.

Vështrimi i tij i butë mori trupin dhe mëndjen time.I tërë trupi me dridhej, si trupi i një qëngji të posalindur qe mundohet të hedhi hapat e parë.O zot ! Çfar ndodhte me mua?Pse gjithë ky shqetësim dhe kjo drithërimë?Pse i frikësohesha afrimit të tij?Mbeta e gozhduar duke biseduar me ndërgjegjen time. Një statujë që nuk leviz.Një statujë që pret vizitorin të vije ta vështrojë, dhe të magjepset nga gdhendja që ka bërë artisti që e ka krijuar.Trupi im kishte marrë formën e një kukulle që pozon në vitrinën e një

dyqani mode.Por unë nuk isha kukull!Pse qëndroja kështu .“Merre veten Arta !...ndëgjoja zërin tim të mbrëndshëm !Po me thuaj si ta marri veten para tij, i beje pyetje ndergjegjes sime? Desha të bëj ca hapa pas,por më ndërpreu dora dhe zëri i tij.

-Arta!...Të paska djegur dielli sot! Me duart e tij që për atë moment mu duken të mrekullueshme dhe të përkryera, preku supin tim të djegur.

-Uaaaaaaaaaaa!...Mos,më themb!-u u tërhoqa me nje grimacë dhembjeje në fytyrë.Nuk e dija në e bëja këtë grimacë nga dora e tij, apo nga djegja e këmbëve që qëndronin akoma në betonin si furrë të taracës..

Duke afruar kokën pranë gojës sime me pyeti me një zë të ulet, në doja që të më vinte krem në supe.Ndoshta do të të ndihmoj sadopak - tha ai, dhe tërë kohën qëndronte afër buzëve të mia.

Lëshoi parmakun e derës së ballkonit dhe drejtoi dorën e tij nga fytyra ime.Zgjati gishtrinjtë dhe preku buzë time, pastaj uli kokën dhe puthiti buzët e tij me buzët e mia,sikur donte të maste temperaturën e tyre. Unë nuk kisha temperaturë,ndoshta edhe kisha, por jo temperaturë sëmundjeje, kisha ethe, ethe dashurie, ethe ngacmimi.Ç'ndjeva?...Ç'pashë?...Me kujtohet se ato që ndjeva, së pari nuk i shpreh dot me fjalë, se gjuha dhe mëndja ime nuk ishin mësuar të përmendnin ndjenja të tilla.Ato shkonin për merkulli me gëzimin që po ndjeja atë çast.Shpirti më ndjente përndezje.Nuk isha më syçelët,një tipar që karakterizonte personin tim. Ku u tret syçeltësia ime? Si ta riktheja ?Do desha ta rikthej?!...

Kisha të veshur një fustan të shkurtë,të hapur mjaft paturpësisht te gjoksi.Flokët i kisha ngritur lart që të mos preknin supet e përzhitura nga dielli.Edhe ai kishte pantollona të shkurtëra ngjyre ushtari, dhe

një bluzë të hollë pa mëngë.I rrinte bukur dhe mund të shihja muskujt e tij në duar.Ashtu e puthitur pas trupit të tij, ai më rrembu dhe më shumë afër vetes, sikur donte të më fyste të tërën në shpirtin e tij. Sikur nuk ngopej vetëm me puthitjen e trupave.Humbëm mes puthjesh dhe ledhatimesh.

Në puthje e sipër mori trupin tim si të ishte fletë e lehtë në krah, dhe filloi të ecte nëpër dhomë.Dhoma ishte me mure të bardha,perdja prej pëlhure valëzonte.Në mes të sallonit qëndronte një harkim muri që ndante atë nga dhoma e gjumit. Lamë ballkonin që kishte rrethojë me parmak të bardhë, dhe u gjendëm në dhomën e gjumit.Aty më lëshoi nga krahu, por jo nga trupi i tij. Me duart e buta dhe të mrekullueshme, si të ishin duar të një magjistari që shërojnë,rrezojë ngadalë pjesën mbajtëse të fustanit tim.Fustani si një valë deti rrëshqiti ngadalë nëpër trupin tim si një puthje e lehtë, dhe u mblodh poshtë te këmbët e mia.Mbeta para tij si do jetë shfaqur Eva para Adamit në kopshtin e Edenit.....