BARDHËSIA E FLOKËVE TË MIU zbardhën flokët e mi,Morën ngjyrën e dallgëveNga lundrimi i gjatëNë detin e thellë të jetës.U përplasënNë brigjet e shpirtit, të mendimit,Dhe morën ngjyrën e së vërtetës.Këto marr nga detiDhe i hedh në faqet e letrës,Fytyrën time, shikoni në brëndësi të veprës.ROZAFA IMEFëmijët e mi prura, nuk janë të mitur,Krahëhapur fluturojnë botës së qytetëruar,Dua të ulen nga lodhja e gjatë e të uriturTë pinë te sisa jote e bardhë, e zbuluar.Pjesa në thellësi që është e muruarMes gurëve, murit që nuk duket,Krahu, zëmra punon pa pushuarQumshti te sisa që është jashtë të futet.Mijëra vizitorë vijnë nëpër shekujBuzët vënë dhe pinë te kjo sisë,Atje të pinë dhe fëmijët e mi të eturQumshtin e legjendës, historisë...Pastaj, të fluturojnë tja tregojnë gjithësisë!PËR NJË KRISËM TË HESHTURTë futaNë shënjestrën e ndjenjës sime,Të ndiqjaLivadheve në mbrëmje dhe agime.Kisha frikëMe krismën dashuri, mos të vrisja,Më shumë më trëmbte zhurma,Dhe për gjithnjë të humbisja.Një jetëNë shinjestrën e pasosur,Unë i vrarëJu përjetësisht e plagosur...Për një shkrepje ndjenje të murosur.DASHURIGjithë jetënPiva në gotën tënde mbushur plot,Të piva ndjenjatPor shpirtin s’ta boshatisa dot.Ti qesh pranëE bukur dhe e lumtur:“ Thellësia e detit timNuk thahet kurrë me të puthur”!...U KTHEVA NËNË, U KTHEVAU ktheva nënë nga mërgimi, u ktheva,Nga rruga e humbjes, e harresës së gjatë,Pasurinë me djersë nënë e bleva,Pagjumësinë, lodhjen, për të dhashë kamatë.U ktheva nënë në gjirin e ngrohtëDy rrudha më tepër më janë shtuar,Por nëna dridhet e ndihet e ftohtë,Nga mjekra e djalit, e zezë, e pa rruarKur iku ishte lëndinë e praruar,Blerimin fali për tu pasuruar!
PILO ZYBA




