GJYSHJA IMEGjyshja që fjalës ia dinte gjithë hilet,Më thosh: - Ki kujdes me fjalën dhe trilletSe është një mushkë xanxare që s’lidhet.ÇMIMI POETIKÇmim i dhanë poetit, çmim me vlerë,Sa një potkua kali një dekoratë.Poeti ecte me kokën lart nëpër erë,Çmimi kokë varur si i ngratë.SYRISyri i pa ngopurQë lodhet duke baritur,Gjithnjë flë i uritur!ÇOBANI I MËNÇURFali kopenëPër një zyrë e një karrike.Tani mjelja,I del me leverdi të madhe ekonomike.FRERIFre për kafshët prodhon VeliuFre për kuaj, mushka e gomerë,Por gojës së tij faqeziuFre nuk i vuri asnjëherë

PILO ZYBA