POLITIKANËTKur kërkojnë votë,bëhen qëngja të butë, të bindur.Kur ua japim,na kthehen në uqër të uritur.POLITIKAFëmër, që mbarset me fjalë e premtime,por, në vënd të lindjeve, bën dështime.POETIShkroi një rrjesht, shkroi një faqe,fantazia e tij rrebesh.Kthehet e lexon në paqe,Ç'far shkroi vetë, nuk e mërr vesh!PARLAMENTVënd, ku tregëtohet mënçuri e kulturë,Kuvënd, ku një fjalë me mënd nuk u tha kurrë.ATA QË JAPIN KSHILLAJapin kshilla,Kshillat e tyre, lumë, përrua.Sa herë që kanë hall për vete,Dalin e kërkojnë miell hua!LAJKAËshtë e ëmbël, e ngrohtë, e butë,Të pëlqen kur dikush ta vesh,Por të lë lakuriq nga trutëPo e pranove si peshqesh!PARLAMENTARI DHE GOMARIKur i thanë, gomar, një parlamentari,E dini se ç’far tha gomari:“ Soi ynë qënka me vlerëDeri sa këtë shtet e drejtojnë 150 gomere”

PILO ZYBA