Kohët e fundit duke gjurmuar gjurmët e lashta të njerëzimi në pyllin e lashtë të "Bjeshkëve të nëmura",rashë në gjurmët e një reviste letraro - artistike, që botojnë kafshët dhe artin e tyre ua kushtojnë njerzëve. Fabulat dhe epigramet e kafshëve për njerzit po i përkthej nga gjuha kafshërore për ti lexuar edhe ju, miqtë e mi.Këto vepra artistike të "Kafshëve" për njerzit, së shpejti do shohin dritën e botimit në një libër të ri. Por Ju mund ti lexoni dhe të jepni përshtypjet tuaja, që autori të dijë më pas, të pajtohet me mendimin e kafshëve për njerzit, apo me njerzit që shpesh herë kthehen në kafshë.faleminderitFJALA E GJARPRIT“ Eh! Këta njerzit sa të çuditshëm që janë,Fisnikë e babaxhanë hiqen gjithmonë,Por helmin nën gjuhë si ne e kanë,E fshehin dhe nuk e thonë".DRITA"Çudi me njerëzit, shumë çudi,Ndonëse drita hyri në ç’do shtëpi,Errësira brenda tyre ka bërë mbretëri".BLETA- Kur mjaltin ma do ta kesh me kuintalë,Për thumbin pse më tjerr gjith’ ato fjalë?LEPURINuk mjafton qeni, ujku dhe ariu,Tani kundër nesh u hodh dhe njeriu.Për vete e do në përrallë,“Këmbët e shpejta faqja e bardhë”.

PILO ZYBA