Dhomës së heshtur tek endesha të flija,cepit të qerpikut e lashë një dritare,djaloshin kur të hynte tinëz ta shihja,çapkënin e çartuar që më çmendte fare.

Si pëshpërimë dera u hap ngadalë,m'u bë se isha një ëndrre të dytë,më puthi djaloshi me afsh e mall,zemra si s'm'u ndal, i pulita sytë.

Yjet përmbi mua qenë sytë e tu,o djalosh i ëndrrës që më vjen e shkon,poshtë teje unë - oqeani blu,vorbullës të përpin e nuk të lëshon...