Gishtat flokësh ngatërruarkaçurrelave, mrekulli,era frynte ëmbël, shtruar,ishte erë, a ishe ti?

A jam zgjuar, a në ëndërr,ç'pati zëri që m'u mek?Qenke ti, veshur si dhëndër,që lehtë flokët po m'i prek.

Bëj ta prek të bardhën dorë,që ndez yjet rreth e qark,përmbi flokë m'i bën kurorë,ah, qe ëndërr, ti je larg.

Ti je larg, por po më vjen,aq magji, plot nur e hije,dhe në ëndrra më gjen,ti krijesë dashurie.