’’Dikush ndoshta më troket në derë nga dëshirapër t’më parë,e dikush nga dhimbja,por më mirë sikur të mos i ndajë’’—fjalët e bacë Rifatit po i citoj!
Trembëdhjetë vite më pareQarqafët e kuq kishin mbuluar kopshtinNë sofër derdhej baruti i shpirtzinjëve,Nuk mbetën duar për të gatuar bukën,Qumështi ishte shterruarFëmijët ushqeheshin me ato copëza baruti!
Eshtrat klithnin,gjëmonin plumbat,Liqeni igjakut doli nga shtrati,I myku koha buzëqeshjet e luleveGjarprinjtë përdridhnin mishrat e heronjëve të pafajsisë!
Një plumb,një tjetër dhe një tjetër…Shifrat ngritëshin në pafundësi…Kullat e Jasharajve qendresë guroreShpirti i tyre bulëzim në liri!
Kthetrat e diellit mbërthyen PrekazinNën hijen e qiellit notonte gjaku,Malet u veshën me pëlhurë të errët,U përmbytën fushat në gojë të liqenit të kuq!
Historia më mori për dore atë mbrëmje verorePas kaq vitesh dhimbje e nderiBallë për ballë me bacë RifatinNë kopshtin e lulekuqeve krenaria gjerdan më mbeti!
M’u drithërua trupi,shpirti m’u dobësuaGuximi,nderi,trimëria e zotësia e JasharajvePortave të zemrës rrëmbyeshëm m’u prangua!!




