Ajo zhurma buzës detit....Një aromë mbushur "natyrë"...Bashkë me dritat e qytetit...Më kujtuan një "fytyrë"...

Hapi krahët nostalgjia..Edhe nis’ të fluturoi..I rrëmbeu, ndjenjat e mija..Gjer atje..! Atje i çoi…

Të përk’dhela unë sërisht,Sërisht e ndjeva atë zjarr..M’u mor fryma, tmerrsisht..Zemra rrihte si e marrë..

E në qiellin e ëndrrës sime..Me sy mbyllur si gjithnji..Krahët hapur zemra ime..Fluturon mbi dashuri..

U përpoqa të të flisja..Fjalët mbledhur lëmsh në fyt..“Të dua”, doja të thërrisja…Por pa dashur hapa sytë..

E kur do të them ''të dua''....Mirë e di, do të jesh larg...Ike ! Po, por le tek mua..Një pafund kujtimesh,varg...!

Dhe tani ti vjen me rrallë...E me rrallë akoma, flet...Dikur vije mbushur mall...Tani ''malli'', je ti vete...

Ajo zhurma buzës detit..Ajo aromë që hap mushkritë..Mij’ra, dritat e qytetit..E unë shihja veç një dritë…