Më duket bota më e bukur,Kur prezencen tënde ndjej',Ç'të të bëj që je një flutur,Herë të humb' e herë të gjej.!
Gjatë e gjerë e shtriva zemrën,E bëra fushë me lule plotë,Kurthe ngrita për ty flutur,Por ç’e do, s’të kapa dot..
U pajtova me dëshirën,E të lash të jesh ashtu,I’u nënshtrova reaitetit,Ti atje e unë këtu..!
Vjen ngadalë në zemrën time,Edhe ulesh pa u ndjerë,Ndonjëherë, je muza ime,Dhe mërzia, ndonjëherë..!
Disi kështu kalon dhe koha,Rend dhe jeta disi kështu,Qysh at’herë që ty të njoha,Ti atje e une ketu..!
Thonë që shpresa vdes e fundit,E unë them, “ pas saj do t’vdes”,Dhe pse tek unë ka kohë që humbi,Unë ty prap se prap, të pres..!
Më duket bota më e bukur,Ndaj preferoj të rri me ty,Ç’të të bëj që je një flutur,“Herë këtu e herë aty”..!




