E gjitha më je derdhur në buzë me shije,Tingulli Violençeli kur me gishta unë i bie...

Një ujvarë e tërë në trup, por dhe në duar,Kur shkon lozonjare, kur rrin e menduar...

Kudo që vë duart, buzë por dhe gishtrinj,Shpërthen mijra tinguj, dhe në mijra qirinj...

Ti një muzikë e gjallë, notë në çdo qelizë,Pemë gjethe mbular, si një zog mbi drizë...

O vegël muzikore, e brishtë dhe e lehtë,Çdo prekje, çdo puthje, merr dhe jep jetë...

Ti tingull i jetës, në sup, në të miat duar,Dirizhimin tënd gjithë jetën kam kërkuar...

Lehtë të rrotulloj, dhe Ti duke më qeshur,Orkestër e jetës, vetëm lumturi ke xhveshur...

Përmbi trupin pjano, gishtat duke i ngjitur,Gjithmonë i brishtë kam luajtur i mahnitur...

Sepse vetë jeta të bëri notë, por dhe burim,Buzët sa herë i ve digjem deriiiiii në flijim...

Bota të bëri natyre, por dhe rrjedhë si lumë,Forcën e kam Unë, por TY të bie në gjunjë...

Më thoni u lutem, pyes përpra gjithë botës:“Kush e ka në të vërtetë gjithë fuqinë e forcës”?

Mbi brishtisinë tënde dhe tretem dhe ngrihem,Behem ëngjell i ëmbël, dhe burrë që sngihem...

Behem një lastar dhe nis e fëshfërij në erë,Sepse perkedhelja që ke është një pranverë...

Burimi jot i notë - jetës i mbushur me dritë,Mban brënda trimin, por dhe gjithë dashuritë...

Vrapoj në jetë, me vrull në fushë dhe në mal,Në gjunjë sa herë që kthehem, para teje ndal...

Por ti kurrë dorën se ngrite me vrull e me peshë,Por lehtë si puhizë dhe si një buzë që qesh...

Sepse dora jote është e brishtë dhe e ëmbël,Si tingulli i pjanos bashkë me fjalën e këngën...

Ti, burimi i ëmbël i lirikës dhe i frymëzimit,Filiz i vetëm i shpirtit tim dhe jetë - lulëzimit....

Drita e bukur e mengjeseve, horizonteve, agimit...