Dashurinë time në det të thellë,Do ta kthej në dallgë dhe në valë,Ndërsa ti brënda e bukur si perlë,Si ishull në sipërfaqe krejt e dalë...

Valët e mia flasin në tëndin trup,Të lëpihen, lehtë, ëmbël të puthin,Me shumë mall, dhe me pak turp,Herë të përkëdhelin, herë të lutin...

Bulza përmbi flokë dhe mbi supe,Zbresin si vesë por edhe si ujvarë,Ti mbi gushë, mbi buzë me ngutje,U uron: - Udhëtim të mbarëëëëëëë...

Ti kërkon që të dalësh përjashtë,Hedh një hap, flokët Hirushe tund,Kjo do jetë një lojë shumë e lashtë,Që për ne kurrë nuk do ketë fund...

Sa herë Ti ikën, tundesh dhe hedh hapa,Valëtputhjet do të luten: - ktheju mbarapa!..