Një, dy, tri ditë,më shumë ditë të prita, xhan,sa presin të burgosurit,lirinë që nuk e kanë.
Kështu lulja pret pranverën,nëna fëmijën e parë,malli e djeg zemrën,bima vyshket në arë.
A mos të lodha, zemër,bezdisur sigurisht të kam,por nxito ata hapa,unë drejt teje nisur jam.
Koha nuk numëron më ditë,shekujt me pritje më kafshojnë,por shpresa është më e fortë,jo ëndrrat, mrekullitë me të fillojnë




