Hëna mbi pellg, ngjan si unazë,Yjet rreth e rreth, si margaritarë.

Dhelpra po shkon rrëzës së bregut,Fytyrën shikon në syrin e pellgut.

Dy zogj rrinë e shohin nën fletë:- A nuk është mrekulli e vërtetë?

Me qyrkun e kaftë, me syrin qe i qesh,Kur ecën, nuk ngjan si profesoresh?

Ngjan - i tha tjetri - qyrkun e ka për t’u shitur,Mendjen, shpirtin, gjithnjë çark të ngritur.