Ariu me kokën në koshereDuke hungërirë e me potereMe hundë e sy brenda në hojeMjaltë i rridhte prej goje.
Një pulë i shkoi pranë me qetësiDhe nisi ta shikonte me habi.Në mall të botës një kusar,Ishte i pangopur dhe barbar.
Sa pa pulën ai iu drejtua:- Përse rri këtu nuk më thua?Të çava, të shqeva menjëherë,Puplat të shpërndava nëpër erë!
- Eh! - kakarisi pula e çuditur,Dhe pa udhën për të ikur.Kjo kafshë me lesh, shtoi duke u dridhur,Dhe pse ha mjaltë, fjalën e ka të hidhur.




