Kur pa dhelprën në qymez,Qenit gjaku se ç'iu ndez:- Nuk më thua zonja ndrikull,Ç’është kjo vizitë e papritur?

- Ah! Mua më rëntë rrufeja,Tek ty s'arriti e reja?Kaq reklama, tranzistori,S'shikon ç'jep televizori?

- Të dëgjoj, por siç e di,Të tilla s'mbaj në shtëpi!- Kam ndryshuar rri me shpresë,Ka, ka, ka, do bëj dhe vezë!

- Ke ndryshuar e shikoj,Dhe jam gati të besoj.Por jo hilen edhe vesin,Ndërruar ke veç qymezin!