NGA DITARI I NJË TË ÇMENDURI
Thonë se diku në bjeshkën e Nemur,
U gjet një ditar qe ka lënë një i çmendur.
Shkruar e gdhendur në mur nga thika,
Ku lulëzon, çmenduria dhe kritika.
Shpesh strofat,vargjet, s’kanë lidhje mestyre,
Kuptohet një i çmendur, s’ka llogjikë earsye.
Ju që prashisni në vreshtën e letrës,
Mos vini re mënyrën, por, brendësinë eveprës.
Thonë se Zoti i madh e i vërtetë,
Na dha një gjuhë në këtë jetë.
Një gjuhë të përbashkët si peshqesh,
Që harmoninë të gjejmë midis nesh.
Sa i djallëzuar njeri mbete,
Shpike dhjetra gjuhë, bëre dhjetra shtete.
Çoju të lutem Pitagorë,
Këtë problem, ti merr në dorë.
Gjej një emërues të përbashkët,
Të jetë për Ramazanin dhe për Pashkët.
Është e vërtetë vajtëm në hënë,
Por prapa shumë punë, s’kemi lënë?
** *
Në kulmin e epshit përmes dashurisë,
Dhuratë në botë, njeriun, jep një shqisë.
Pse s’vjen duke qeshur, por vjen duke qarë,
Derisa, nga dashuria mbjellur është si farë
Derisa, nga dashuria ka ardhur në jetë,
Pse helm e vrer shpërndan sa herë flet?
Ta lëmë pastaj kur ngrihet e vret!
Kush tha, që s’qënka njeriu,
Si ujku, çakalli dhe ariu.
Kur tryeza dhe bankete shtron,
Vrasje edhe therje nëpër tufa s’shton?
Kjo është e thjeshtë s’kërkon mençuri,
Mbi dhimbjen e tjetrit nuk ngreka dolli?
Bariu ruan tufën, nga ujku dhe çakalli,
Jo nga dëshira, por nga halli.
Kafshëza e vogël e pa faj,
Për njëgjakderdhje i duhet pastaj.
Ndaj pyetjen unësot hedh në kartë:
Si gjakderdhëss’janë të barabartë?
* * *
Të gjithë argëtojnë sa herë klarineta,
Na fton e thërret të gëzojmë nga jeta.
Askush nuk e di në të dridhurin zë,
Sa herë që çirret, ajo ndjen të njëjtëngjë?
** *
Gotat gëzohen mbushur shumë,
Nga hareja derdhin këngën, lumë.
Sa herë i përplasim për dollinë,
Thua që s’e ndjejnë e s’e dinë,
Që urimi s’është për to, por për rakinë?
Po ta dinin tek rrinin mbi tryezë,
Nga marazi s’do shpërthenin qindra pjesë?
** *
Ah!Natyra është e pabesë,
Kur të përkryer e bën një krijesë.
Në sy, në shtat e në flokë,
Dhe e mbyll kryeveprën pa mend në kokë.
Se një vajzë e bukur si vetë drita,
Pa kuptuar, nga shkon na ngre prita.
Vret dhjetra shpirtra të pafaj,
Dhe i kthen në skllevër më pastaj.
Sepse, njeriu nga vetë natyra,
S’është gjithnjë ai, që i shpreh fytyra!
** *
Troja u rrëzua vetëm nga një vepër,
Që e krijoi nga mendja e tij njeriu,dhelpër.
Kohët kanë ndryshuar shumë që atëherë,
Sot fryn e lulëzon një tjetër pranverë.
Dhelprat janë fshehur e rrinë në pritë,
Në betejë, duken, luftojnë veç dredhitë!
** *
Mijra teleskopë mbi supe të globit,
Drejtuar gjithësisë si grykat e topit!
Vrapojnë, kërkojnë, një çudi të re,
Harrojnë që çudirat po ndodhin përdhé!?
Kërkojnë shpëtim në Mars e në Hënë,
S’pyesin ky djalë, bukë a kishte mbrëmë?
Kur babanë ia vranë dhe nënën ia mbytën.
Do të jetë jetim,vallë a e pyetën?
Dhe i thonë shpesh: “Për të ardhmen tënde”,
Kur ai nuk ka ku të flerë në mbrëmje.
** *
Rrugë hapin rrugë, në ujë, atmosferë,
Kjo vepër një vrimë në ujë kurdoherë.
Ç’do kokë një rrugë, ç’do rrugë një ide,
Tjetër rrugë kur ngrihet, tjetër rrugë kurfle
Dy mije vjet që Krishti apo Muhameti,
Një rrugë të përbashkët, s’deshi a s’egjeti?
Çelsa, brava, dryna po shpik bota,
Të mbylli llogari nëpër kasaforta.
Çelsa në formë gome, që çdo ditë godasin,
Që të kyçin gojë, edhe sy që flasin.
Çelsa në formë prangash kanë hedhurprojektet,
Të kyçin mendimet në pesë kontinentet.
Hapur shumëfishojnë hapsin internet,
Ku prostitucioni në qindra gjuhë flet.
Droga edhe pijet gjejnë lulëzimin,
Sepse janë kyç, që mbyllin mendimin.
Ç' duhen kaq shumë kyçe edhe kasaforta
Vetëm për një kyç ka nevojë bota.
Një dryn i vetëm kërkohet nga të marrët,
Një dryn që të kyçi të gjithë të parët!
Ç’bëri Odisea për t’u kthyer në Itakë?
Veshët vulosi me dyllë e me baltë.
Që zëri i sirenave të marrëzisë,
Të mos i ndryshonte rrugën drejt lavdisë.
Por sot ka ndryshuar metoda dhe sirena,
Ajo s’pëshpërit, ka ngritur antena.
Ajo vjen drejt nesh në shumë mënyra
Muzikë, seks e bukuri të ndyra.
Që koshere e trurit lehtë të roiti,
U hodh në të droga, seksi, ritmi.
Ritmi i kësaj valle nuk thonë kot të“marrët,
Shumë shpejt dona nxjerrë jashtë nga binarët”.
** *
Po të shihni hartën që keni përpara,
Është copa - copa, është lara - lara.
U nda në kaq copa siç ndahet dhe torta,
Nga zilia, cmira u bë kështu bota.
U ngritën kasapët me thika e hanxharë,
Secili një pjesë, një copë të marrë.
Hartuan mbi të, të fshehtat, skenat,
U vërsulën pastaj si hienat.
Vezën e madhe “Botë”me fytyrë të lëmuar,
E rrëmbyen të uritur në duar,
E çorrën e kafshuan me dhëmbë,
E kthyen siç është në kërmë.
Atje ku i “mençuri” njeri, dorën fut,
Puthjet, përkëdheljet kthehen në barut.
Gjithë këtë babëzi, uri dhe urrejtje,
Lumenjtë, oqeanet, s’ia shuan dot etjen?
** *
Nuk e di në kajetuar Eva!,
Në kopshtin ebukur ku pranvera,
Me puhizën elehtë si një lutje,
Lidhte lule nëpemë veç me puthje.
Di historinë emollës lozonjare,
Që atë e ktheunë mëkatare.
Por më përparashikoj globin,
Dhe ndërtoj ebëj trinomin,
Mollën, Evën dheAdamin,
Mendoj, kot uhapën namin.
Kur bota -mollë, shtrirë në lëngime,
Është gati tëvdesë nga miliona kafshime!
* * *
Pellgjet nënkëmbë ka me ar,
Dhe kur dorën aizgjat t’i marrë
Ti e godet e ithua: “Mëkatar”!
E shkel me këmbësi të jetë mizë,
Për ty jeta etij një vizë.
Tryezën nështëpi e ka plot për dit’,
Kur zgjat dorënt’i marrë, ti i thua: "prit”,
Kësaj i thonë,më mirë e vrit,
Për vete, lind evdes bark plot,
Porse jeta e tijtjetër thotë:
“Jotja jetëmbushur me gëzime,
Ka brenda edhepjesën time”.
* * *
Nuk më thuaç’bën kështu, o Zot,
Me dhimbjen etjetrit përse lot?
Është jetë dheajo, mushka ku të shpie,
Pse me botënlot, si me gurë tespie?
Bëre trëndafilin- buzë të hapur,
Për nga bukuria,ëndërr të pakapur,
Kur gjëmba ivure nëpër trup,
Si nuk të erdhipakëz turp!
Apo grabitqarine trëndafilit mendoje,
Dhe gjembat ivure bukurisë, si mburoje?
Kështu bëreprapë dhe me manushaqet,
Të brishta nëtrup, të purpurta në faqet.
U hodhe aromën,një kovë me erë,
Pastaj i fshehei fute në ferrë.
Ndoshta t’iruaje nga të tjerë?
* * *
Vërtet ti kearrën edhe forcën
Dhe hapur e gjendykanatësh portën,
E pa dhimbjebotën e godet,
Motërzënllogjikë, për pesë groshë e shet!
* * *
Thua se fajin nae ka natyra,
Që i dha njeriutdy fytyra.
Një pamje tëbukur e sy plot hire,
Dhe shpirtin tëlyer, si një lavire.
Ah! Njeriu dinake i zgjuar
Një kafshë gomarmerr në duar
I vë fre e samarsi dhuratë
Dhe shpirtin imerr si kamatë,
E bën të punojëpër të ditë e natë.
I tërheqkapistrën sa herë që pëllet,
Por kurrë fre,s’i vuri gojës së vet,
Por, pa doganëkudo vret e prêt.
Më thoni iulutem pas kësaj,
Kafsha aponjeriu ka faj ?
Ndaj erdha këtudhe u futa thellë,
Mendimet e mia igdhenda në shpellë,
Dhe ligjëratëntime po e mbyll,
Këtu i vetëm, nënjë pyll.
Rrotullimi itopit "botë" tatëpjetë,
Vetëm nga një içmendur, shpëtim do të ketë!




