Bridhte zoga rrugëve të qytetitMe një gjel emigrant ardhur prej kurbetit..E zhvishte nga lekët me shëtitje, bankete,Vishej e pispillosej me pupla të reja për vete.
Sa më shumë puthje jepte dhurata,Aq më shumë tjetrit i shtohej kamata.Një mbrëmje tek puthej pranë kotecit,I pa nga vatha, motra e vogël e kecit.
I tha qengjit, mëshqerrës në katua,Fjala në vathë, e në qilar u gatua.Lopa tha: - Fund, lërini këto fjalë,Të vërtetës tymi ende pa i dalë!
Tha tymi: - Gjë vesh nuk po marr,Ku shikoni tym, deri sa s'ka zjarr?Pusho! I tha e bija e dhisë,I doli tymi zjarrit të dashurisë!




