Dashuria nuk është predikim pa cak e skaj,Është e pashqiptueshmja, e pamësueshmja,Ajo, që përjetohet në orën e ndiçimit të saj.

Përmes syve rrëshqasin ëmbël dritë dhe hije,Përmes zemres vrapojnë lehtë hënë edhe yje.

Nuk është garë vrapimi për të arritur në zenith,Është ndjenjë, lumturinë që shpirtin e zgjidh.

Është thellësia e parrënueshme që secili e bart,Është mish e trup, mendim e ide që ngrihet lart?!...

Jo!... Jo!... Dashuria është ndjenjë që nuk mësohet,Është koncert, nga shpirti i dashuruar dirigjohet!...