- Elegji për mikun tim Ndoc Gjetja -Rrjeshti gjatë këtë herëKa një dhimbje nëpër varg,Heshtjen kyçur në çdo derëQë thellë shpirti brënda mbart.Varg poetësh, heshtin penat,Sot qëndrojnë gjysëm shtizë,Hesht frymëzimi nëpër vepra,Heshtin vargjet, kanë ngrirë !Gjysëm shtizë rrinë mendimet,Fleta sot e bardhë mbeti,Rri jeton veç me kujtimetQë mbi të i la poeti.Mijra strofa vijnë pas neshFlokë pa krehur, vallë e dinë?Vargjet që i le mes neshSot baba i le jetimë.Dhimbje sot na del prej zemrësPas kortezhi i pa mbaruar,Ti në kryet të poemës,Titull i bukur, i pa shkruar!
Pilo Zyba




