Vetë perëndia u mendua gjatëKur kishte në dorë penel e ngjyra,Pasi të derdhi të ëndërrt në shtatMendoi, cila do ishte, e bukura, fytyra?
Punoi ditë dhe gdhëndi një buzëTë brishtë, të embël si mjaltë,Që gjithë jetën do digjej shpuzëPër të nxjerrë veç fjalën e artë.
Sytë dy horizonte, dy dete pa fund,Të thellë, të larë me mirësi e dritë,Ku jeta veç endërra përkundKu fshehur rrinë mes tyre magjitë.
Vetë Krishti, të sheh, mendon e hesht,Habitet me portretin tënd mbi letër,Vjen më futet në poezi, në rrjesht,Më pyet: “Nuk kam bërë një kryevepër”?




