Ca pika shiu dëgjoj që bëjnë zhurmëMbi pullazin e shtëpisë sime,Më fusin në mendime,Në një botë me kujtime intime.

E sikur të jem mbi pullaz,Ndoshta do të mund ta prekjaQiellin e errët që lëshon shi,Po ky shi është freski,Që më qetëson shpirtin tim,Sikurse të bëja joga.

A thua do të mund të vazhdojë kështu,Duke qëndruar e heshtur,Në mendime e në kujtime të thella,Ashtu e lagur nga shiu mbi pullaz,E unë vazhdoj citimet e mia,Ti hedh në këtë letër të bardhë,Ku ngjyra është bërë njollë e zezë,Sikurse qielli i errët.

A do të mund ti lexojë më pas këto fjalë,Apo vetëm do ti mbajë në memorien time,Dhe s’ do të mund më të shqiptojë as edhe një fonemë,Nga njollat e zeza, ku asgjë nuk shihet qartë.Vetëm se dëgjohet shiu mbi pullazin e shtëpis sime,E citimet e mia mbeten pa frazë.