M'u shfaqe pa pritur si ëndërr e larë,Gjysma flokëlëshuar, gjysma si ujvarë…

Mbuluar me rrjedhë, mbuluar me dritë.Flokët kur të panë shkulën perënditë…

Unë mbeta i dehur, nga bukuria, shija,Etje shumë kisha, por s’dija ç’t’ë pija?

Në liqen të ndjenjës më mbyti, bukuria!