Në vargjet e një ''peme'' kërkova të ndaloj.Fjlalët e vështira, nuk munda t'i kuptoja.Sikur më foli pema, më tha që të lexoj.!Edhe atë, ''kuptimin'',ta merrja si të doja..

I endur, nëpër fjalët e vargjeve në ''pemë'',Gërmat u bënë fruta e frutat një poemë..Dhe fyti i helmuar kënaqej n’ëmbëlsi..Ashtu, duke shijuar plot pjeshka e qershi..

Hëngra sa u ngopa e lash dhe për të tjerë,Kishte aq shumë fruta sa kurrë s’do te mbaronin,Mjaftojnë disa minuta kaq bukur për tu ndjerë,Krahë morën dëshirat gjithë botën e përshkonin..

Ika ashtu i lumtur, kënaqur sa më s’ka,Dhe trupi fluturonte i mbushur energji,Kuptimin që unë mora me mbresat që më la,Tregojnë që shkronjat lidhur, dhurojnë veç bukuri…