Mbretëreshë zjarri do të quhesha,Harku kthyes qe zhgënjyes,Ne atë copëz qielli të heshtur,Thinja bore do të shuesha.
Jam e djegur si frakëtare,Dhimbjet mbushin çdo qelizë,Ajo noton pa dritë, pa yje,Godasin zemrën si me shtizë.
Kutisë Pandorës do i mbyll kujtimet,Për mallin shpërfillur që se shëron,Vendeve magjike do i fshehja,Siguria e humbjes nuk mjafton.
Çelsin në sketërr për të mos e pasur,Lotin nën sy e bëra shelg,Siç ma thotë zemra prush e zjarre,E shuajta prushin nga shiu litar.
Vite djegjesh,veten fshihja pas tyre,Kurrë nuk dëgjova zjarrin flakë tërbuar,Veç shprehjen e syve tret i bardhi ag,Ti larg me ike, largësia mallkuar!




