Bënim “zborr ushtarak” në shkollëtë mesme. Atëhere më harruannë vendroje.

Ishte mesnatë. Brinjët e shkriranë stërvitje.Por dhe ku të shkoje,po të doje?

Shava shokun e ndërrimit, në dyorëshine dytë. Luanin gjer në mesnatëdomino.

Pas dyorëshit të tretë, thashë të hidhjaarmën. Nuk e bëra kurrë,domosdo.

Dikush duhej të mbetej patjetërnë vendroje.Shorti ra mbi mua,është me fat...

Kështu rrodhën orët, ditët, muajtedhe vitet. Shndërruar qeshë, pastaj,në pllakat.

Erdhi një kohë, kur luanin rreth mejefëmijët. Më gjuanin me topa bore,si dordolec të sajuar.

Nuk do të flas për ato që kam hequrdhe humbur. Nuk isha dhe i vetmi,në vendroje harruar.

Veç më mbeti në mendje ai kalimtar,që më gjeti. “Ç’bën aty?! - më tha. -Nuk ka më zborr ushtarak!”

Më kish shpëtuar, ndërkohë, një pikëzloti. “Dëfrej fëmijët, - i thashë. -Do të rri edhe pak!”