Në blunë e thellëtë detit,futem të lundroj veten.Deti blu, njomi lehtëgjithë mishrat e mia.Ëmbëlsisht,më ngrohu,si një rreze dielli.
Me shpejtësi,nisën fletët,të më bien nga trupi.Të gjitha ato,të veshjes së lehtë,ngjyrë qielli.Në misterin e detit,lundroj si valët,dashurohem,me fshehtësinë dhe nektarine blusë.
E prekur,në lëkurën time,të zhveshur,deti më rrëmbeu,në gjoksin e tij.Vesha mendimet,me ngjyrën e kaltër,shkëlqimi i syve,këputi qerpikët ngadalë.
Në cepin e ishullitqëndroj,në daljen nga ujët.Këmbët e zbathura, shikoj,kanë marrë ngjyrë të bukur.Në siluetën, sirenë,trupi im skalitur,mes valëve të qetadetin, kam mahnitur.
Ngrita krahët në hapësirë,nën përkundjet e dridhmavetë prekjes, me detin.Në këmbën time të djathtë,rrethuar, zinxhiri i artë,dhuratë nga deti.Fletët e rëna,mbuluan lakuriqësinëkur me detin tim,isha përballë...
U nisëm drejt universitme ndjenjat e nxehta.Me përkëdheljedeti më mbuloi.I përndezur trupi im.Shtrëngova fshehtësinë,mbuluar me dorë,që deti, këtë herë,të mos ma përpijë.Brenda melodisë,të shtratit të tij,tejmbushja shpirtin tim.
Në lojën e valëvitjeve,të trupit tim të artë,detin e deha,shpesh-herë, me radhë.Përhumbur thellë,në detin blu,normicat e trupit ndjej.Lundrova pareshtur,në detin blu,duke zbuluar,të gjitha fshehtësitë.Në pranverën e blertë,të ngjyrës blu,ndalem të mbledh,fletët e rëna, ngadalë...
Më pas, dal në breg,plot bula të vogla,në tërë trupin tim,ku, deti, përsëri,mahnitshëm,shpërtheu dashurinë...




