Njè vesè e lehtè shiu erdhi papritur,Dhe rrezja e diellit shpejt e pèrpiu,Trèndafilin tim tè shtrenjtè duke vaditur,Buzèqeshjen me ngjyrë papritur ja ngriu.
Rènduar petalet prej lotëve tè shiut,Qiellin më dot nuk po e veshtronte,Por i lagur në shpirt drejt tokès i ziu,Nga qerpikët, lot dashurie i pikonte.
Trèndafil i kuq me plot aromë e erè,Përse ti sot po mè kujton dashurinë,Mos vallè do të shèrosh zemrèn time,Dhe do të mbushèsh timen vetminè?
O trèndafil i rrallë, i kuq i zemrès time,Mos mbaj mbi qerpikët e tu lot dashurie,Dhimbjen e thellë jetoje brënda vehtes,Harrojë ato ditë lumturie e lodra rinie!




