Fshihem pas gjërave të thjeshta, që të më gjeni;Po të mos më gjeni, do gjeni gjërat,Do prekni ato që ka prekur dora ime,Do takoni gjurmët e duarve tona.

Hëna e gushtit shkëlqen në kuzhinëSi tenxhere e kallaisur ( për çka u them kështu ndodh)Ndriçon shtëpinë e zbrazët dhe heshtjen e gjunjëzuartë shtëpisë,heshtja e gjunjëzuar mbetet gjithmonë.

Çdo fjalë është një portë daljejePër një përpjekje shpesh herë pa qëllimDhe atherë është një fjalë e vërtetë,Tek ngulmon për takim.

Përktheu nga greqishtja: Pilo Zyba