Mos fol asnjë fjalë,je dashuri e perënduar,nuk kthej kokë,nga dikush që është larguar.Jam diell që lind e ti që perëndonmos ec pas meje se shkel hijen timeedhe asaj tani i pengon.E sheh që jetoj dhe zgjohem me lindjen e diellit,nuk të shoh ty diellperënduar,nuk ofshaj me mall për një përqafim skëterrë,se jam sfidë dhe ndërtoj kështjellëpara teje,nuk dua më,që ti të trokasësh pa leje.Ashtu hyre në ëndrrat e mia,imagjinove dashuri të rreme,ik qofsh i mallkuar,shkove me perëndimin e diellit,e unë lind me diellin e ditës së re.