Shtegëtova në udhën e paudhë,jo se unë desha,po kështu e deshi fati,kështu më dënoi jeta.Bredh rrugëve-labirinthne bulevarde të huaja,shoh njerëz të huaj,dëgjoj të flasin,por nuk i kuptojjanë të ftohtë për mua,nuk e desha këttë shtegtimdhe ende s'e dua.Shpendi shtegëton,por kthehet ne folenë e vet,e unë shpirttrazuar e mendjevrarë,sypërlotur e me plot malljetoj në këtë vend të shkretë.Sa rëndë e kam,Perëndia e di,nuk çohet jeta në këtë mërgim të zi.Bukën e lag me lot,këngën shqipe kur e dëgjoj,kafshata e parë më mbetet në fyt,të dytën nuk mund ta shijoj.Ta kam lakmi o vëllaqë në trojet tua jeton,e ke folenë tëndedhe kurrë nuk shtegton.