Ujëvarë e shkurtër, vitet!...Kërusur dhe thyer rrugëve ku rritemi,Mbetemi, shuhemi dhe shkundemiSi udhëkryq pa semafor.Një trup i ngurtë, i ngushtë,...i shtrydhurSi një shtëpiNgjyrave pa përshtatje akromatopsis.

Hije!... gri.Hije e gurrtë përplaset, thyen gurrinDhe Ne,arkitekturave që zbërthejnëMendimin tonë dhe pse s’ qendrojmëDhe qendrojnë... përjetësisë.

Përjetësi...Ndertimore mbi një çati program pranimiNgrohtësie,... drite, njohjeveKu depërton dritareve shkulur që digjenNjerrëzit dhe portat pritjeve të stërgjaturaNgjeshurSi shpatulla shtyllave, mbështetur shtrengataveStinore lëshuar si pika loti strehëzaveTë njeri tjetrit pa kursim?!... ...

Shikim i nxirë!...Filxhan shkulur, ashtuSi flokë shkatrimit dhe shkarkimitZgjimit...Të një urie të vështirëBrishtësisë. ... ...