Në buzë të palyera,Cigarja buzëkuq.Në qerpikët e errët,të gjatë,Ftohtësia rimelNë faqet e rrudhura nga koha.Dhimbja, krem,Rreth syve, dritëhije, trishtimi.Ecën sokakeve, trotuareve,Dhe prapë atjeTi kaq e mjerë!Ti kaq e ngrirë,Ti akullnajë prej vitesh!Në buzët e palyeraHelmi i ngjitur.Në qerpikët e errët, të gjatë,Cikma përpëlitur.Në faqet e rrudhuraVraja stolisur.Në sytë vreri i tonuarTi kaq e mjerë!Ti kaq e ngrirë!Ti akullnajë prej vitesh!Pranverë,Verë,Vjeshtë ,Dimër,Rituali përsëritet.Ti kaq e mjerë!Ti kaq e ngrirë!Ti akullnajë prej vitesh!
Qerpikët e errët




