-“për mikun e gjithë Shqiptarëve..I.M.”-Që ditën që ti më ike,që kur s’të kam parë,Ti dritën pse ma fike, jam bërë si i marrë.Çfar të them për motet,që kaluam bashkë,Gjuha kurrë s’kotet,lëviz si një trokashkë.Ti shkoje dhe vije, kudo nëpër ambasada,Lidhje prej krushqie,si ta kërkonte “baba”...U fute atje ku deshe,nuk qave,por qeshe,Fustanet ti i veshe, si të një mbretëreshe...Xhepat plot,e dashur, dhe ëmër dhe famë,Nise për t’u trashur, dhe të gjithë të panë...Doren e zgjate shumë, dikush dhe të zuri,Me fjalë e me zhurmë, të kërciti fort druri...Ç’faj të kam i shkreti, që kurrë nuk u ngope,Ty zakon të mbeti, që prej atij viti e kohe ?Përse, o i Metë, Ti nuk e mbajte pak dorën,Përse pe veç kuletë, dhe nuk e pe kurorën?Fustanin e nuses, me dëshirë ta pata dhënë,Nën një kompromis, nën një natë me hënë...Këtë dashuri, me lek,me liri dhe me prona,Që krisi si një dyfek,dhe larg u ndie jehona...Kështu bëjnë gratë, nëpër kohët moderne,Përse moj e ngratë, kusinë më pas e derdhe?Lopën popull bashkë, vallë ne nuk e molem,Me fitim të trashë, më pas, më thuaj, s’dolëm?Pse e derdhe kovën, përse e dashura imeeeee,Dhe më nxore bojën, në intervista e fjalime?Të mora me nder, me saze të prura në derë,Qëngjin për ty e thera, ku vallë bëra qeder?Paret nuk ti dhashë me kovë edhe me thasë?-Sali më avash, mos më bëj dhe Unë të flas...Unë i mora,i dashur, se jam grua me mënd,Edhe pse jam trashë, nuk qëndroj në vënd...Në këtë tonën botë, Sali shumë i nderuar,Njeri gjë nuk thotë, për burrat e ndërruar...Në mbrëmje nuk shikojmë,si shkojë debati,Por rrimë e numërojmë, sejcili, ç’fitim pati?Ti, more burrë xhentil, luaj lojë me mënd,U bëre krejt katil, dhe veç për xhepin tënd...Fillove dhe vrave njerzit në miniera,Gërdec,Krejt nga mëndja shkave, e diku sharra ngec...Unë s’rend pas Edit, por vrapoj pas parasë,Kur dita të më vijë, prap krevatit i rrëshkas...Bythën të zbuluar, unë e kam Sali efendi,Kush ma ka kërkuar, ti them nuk dua, s’di!Sot isha me ty, nesër do jem me një tjetër,Kurvëria nuk don sy, se është zanat i vjetër...Politika është kurvë, thoshte e Pilos gjyshe,Ndaj se tradhëtoj kurrë, nuk u bëka ndryshe...Shkërdhehem me ty, shkërdhehem me Edin,Njerit i shkel një sy, tjetrit shkoj i zë vendin...Ca vite më von, tek ti unë do kthehem prapë,Si delja që shkon, nën hije në verën me vapë...Ti prapë po nuk deshe,gjej tjetër për dashurinë,U veshe apo u xhveshe, këtë jo të gjithë e dinë...Kam vite të tëra,që kurrë nuk kam veshur brekë,Kështu u gatova e u bëra, i lashë nëpër hendekë...I lashë diku brekët, diku tjetër lashe vajzërinë,Por pa shiko kam çekët, shiko,kam dhe lavdinë...Kur ti shisje detin, dhe barutin e thatë me kile,Nuk e shikoje të shkretin, derrin me gjithë zile?Ti flije me mbretër, më presidentë, dasmorë,Unë rrija me një dhelpër, dhe kërkoja kurorë...Dhe si e shikon, o shpirt, koha e mbretërisë,Me yzëm të Krishtit, akoma po më jep sisë...-Ahh! Moj dhelpërushe, mirë ma bëre,paq,Ti çiften mirë e mbushe, dhe hallall ma paç...Mua rëndë më vrave,më shkele për t’u ngritur,Pastaj rrugën tënde ngave, si një e babëzitur...-Nuk është faji im, Saliu im zot dhe efendi,Politika është dyluftim, dhe ti këtë mirë e di...-Dale e dashur, dale, të të them unë dy fjalë:Ti ndjenjat ia ke falë, Edvinit bukë-shkalë ?Më thuaj të lutem, me Eduardin ti ke fjetur,Në dhe të futem, shtatzanë mos ke mbetur?-Për këtë,i ndritur, flasim pas katër vjetësh,Ti rri i përgatitur, si shiu prapa vjeshtës...Kurrë nuk të kuptova, Sali, i dashur, kurrë,Unë u ndërtova për të qënë mes jush urë...Lumin e kaloj që nga bregu, në tjetrin breg,Gjej vënd dhe kaloj, për karrigen time shteg...Unë jam një doganë, që kalon në të çdo mall,Shkoj andej nga bie ana, i fituar gjithnjë dal...-Ahh!..moj kurvë e regjur,ku shkoi jotja,lutja,Sytë do ti kisha nxjerrur,kokën do të këputja...-Tani,o Sali, rri, dhe me çifteli këndo në hënë,Zogëza jote çilimi, puplat në dorë të ka lënë...**Bisedën e dëgjojnë edhe zogjtë, por dhe yjet,Bulkthat po këndonin, dhe po ushtonin pyjet...Lumenjtë u shtuan me ujë dhe plot urrejtje,Durimet u mbaruan dhe u kthyen në reshje:“Vonë u zgjove, o popull, nga gjumi i gjatë,Je futur në një vorbull,me furtunë e shamatë...Plot dhe katër të tjera vjet Edi, por edhe Meta,Do tundin një tërmet, në trojet e tua të vjetra...Xhepat ata do mbushin, dhe ti do të leckosesh,Ata do krehin rrushin, dhe ti do të baltosesh...Kur të vijë ora, prapë do pranojnë krush-qinë,Sepse gjithë këta horra, ta hëngrën pasurinë...Kur të të dali gjumi, Ti, do mbetesh me brekë,Rri dhe hallatet tundi, në rrugë e në dyshekë...Si të jesh bërë krunde, dil jashtë e kërko nuse,Veten kap për hunde, dhe vrapo nëpër puse...Fytyrën të shikosh,ta lash, sepse kurva politikë,Bukë thatë të dha të hash,pasurinë ta mori prikë...Fjala e gjyshes time, atëherë do të hyjë në punë:“Kurvës politikë, me dhunë ti japim drunë...Sepse po zuri karrike...nuk largohet pa zhurmë....

PILO ZYBA