Më thanë, Moza, ike, more rrugë të gjatë,Lotët më ranë në faqe,zemra mu bë plagë!
Me lot nëpër sy, dhe me zemër të ngrirë,Erdha të të takoj, të të them : Lamtumirë!
Erdha e të takova, se malli më kish marrë,Por ti nuk lëvize, e nuk më tha asnjë fjalë!
Ngreu,Mozë, të thanë,shiko kush ka ardhë,Por ti kishe ulur sytë,mos po nusëroje vallë!
Mamaja po qante, dhe të puthte në ballë,Ngreju bijë të thoshte, na thuaj sot një fjalë!
Vëllezrit,shpirti im, i le me kokë mënjanë,Po presin hapin tënd, do vish nga cila anë!
Janë mbledhur sot të gjithë me një plagë,Që të përcjellin motër për rrugën e gjatë!
Lamtumirë o motër, lamtumirë për jetë,E atje,Mozë,kur të shkosh ke një amanet...
Të takosh babanë, zemër, vite që të pret,Malli, zemra ime, ka vite qe po e tret...
Lamtumirë o Ëngjëll, lamtumirë për jetë!




