tregim

Në qytetin bregdetar të Sarandës, mëngjesi pranveror i Marsit filloi me një përkundje të lehtë të valëve, si një fletore e kaltër gjigande me rreshtat e vijëzuara blu të thellë. Ky qytet shtrihet përmes vijës bregdetare të Jonit dhe është i mbrojtur nga shpatet e tre kodrave në veri. .Dielli shpesh futej midis

tyre qe retë dhe era të mos depërtonin në intimitetin e tij. Gjallërimi i jetës së këtij qyteti ndihej nga hapat e atyre pak njerzve që nxitonin për punën emëngjesit.Dukej sikur e bardha e agimit shkrihej në dridhjen e lehtë të fijeve valore e fëshfëriste ‘ Mirëmëngjes’. Buzë vijëzës bregdetare , pikërisht tek.Pllakat ndodhej një shtëpi e vjetër,me dyer e dritare që kërcisnin nga vitet.Aty jetonte nënë Tana, një grua rreth të pesëdhjetave, me rudha të palosura në fytyrë me flokët borë të bardhë, me një trup pak të kërrusur,që ecte me hapa të ngadalta.Hallet dhe varfëria kishin lënë gjurmë brenda vijëzave të thella në fytyrës së saj duke e treguar shumë herë më e madhe nga ç’ishte në të vërtetë.

Duart i kishte gjithmonë plagë dhe të ashpra nga puna në fabrikën emolusqeve në Çukë. I shoqi kishte vite që kishte vdekur nga një ftomë e vjeter, rjedhojë e punës së tij peshkatar.Ajo jetonte me të birin Dritanin 20vjeç,energjik dhe punëtor, me flokë të drejta të zeza, ku shpesh herë në majëtë çaçkës së kokës i ngrihej një fije floku përpjetë, nënë Tana buzagaz gjithmonë ja shtronte me ujë.Dritani I dëshpëruar nga varfëria dhe puna e tij e pastabilizuar në ndërtim, vendosi të provonte fatin përtej detit. Donte të akordonte jetën e tij për të patur nje shtëpi të re, një famije të madhe me fëmijë që të cicëronin rreth oborrit duke pëzier zhurmat e tyre me valëzat e bregut. Këto mendime bluante.kur ju afrua nënës së tij ulur në minderin e vjetër duke thurur shtiza, përhumbur në kujtimet e saj.I mori dorën ia puthi dhe i tha;

- Nënë kam kohë që jam menduar, me jep bekimin tënd të marr udhën përtej detit,shpresoj të më eci, kur të kthehem do bëjmë dasëm të madhe dhe shtëpinë do e mbush plotë me fëmijë. Nënë Tana u zbeh, e dinte që nuk kishte zgjidhje tjetër.Me lotët që i rrëshkitën faqeve si gjethet e vjeshtës kur fryn erë e ftohtë që ndjell dimër i tha.-

-Të ruajt Zoti o bir, dhe udha dritë…Nje ndjenjë trishtimi i kaploi gjoksin dhe po e mbërthente. Të birit nuk i tha asgjë.Filloi te bëjë gati çantën e tij, dhe ndërkohë pëshpëriste lutje.Errërira mbuloi çdo skaj

tokësor. Dritani mori çantën, u përqafua më nënën e ndjeu dridhjen e lotëve të saj që mundohej ti fshihte me kokën ulur.. Pëllumbi që e kish rritur me mundime, po rrihte flatrat në vetullat e errësirës, për të kërkuar fatin diku tjetër. Shpresa është si retë e bardha që bredhin në qiell,herë në pambukun e

mjegullt dhe herë herë shkrihet në fatin e rrezes së ëndërruar.Ajo është endur me fije hyjnore që fija e jetës të mos këputet nga marazet. Në këtë botë mbuluar nga varfëria Dritani përpiqet ti hedhë tej petkat e grisura, duke shpresuar në një qiell të ri…përtej detit…Kur erdhi çasti i ndarjes nëna e puthi në ballë dhe

i tha;

- Ke bekimin tim o bir, lutja ime do jete me ty derisa të mbërrish mire andej,nëna do të pres të më kthehesh shëndoshë e mirë.Era e detit tu bëftë krah e udha e lehtë.

Dritani përqafoi nënën e tij ,përkëdheli pragun e vjetër si fëmijë dhe u nis.Hodhi sytë drejt shpatit shkëmbor. Sa herë kish provuar të ngjitej fëmijë dhe ja kish arritur duke u kacavirrur si mace. Njëherë

kish rrëshqitur nga shkëmbi, për fat të mirë kishte vrarë vetëm këmbën e majtë se mund ta kish pësuar më keq. Nëna e trembur e kishte marrë në krahë dhe kishin vajtur menjëherë tek doktori. Si harronte kurrë sytë e saj atë ditë, si dy kandila që ridhnin dhimbjen e gjithë botës….Aty ishte e gjithë fëmijëria e tij.

Guriçkat e vogla që lëmoheshin nga puthjet e dallgëve, pemët anës rrugës , zhurma baritone e detit..gjithshka ..por sot ky qiell me gjysma yjesh i trazonin një ndjesi të padefinuar. Shkonte në një rrugë me të papritura, me plotë të panjohura.Ai duhet të përballojë një fat të fshehur. Ndoshta diçka i fliste

gjuha e dallgëve që kish prishur kollaren e valëve dhe kish veshur një ngjyrë më të errët se zakonisht. Ndjente një mankth, që e shtërngonte, kurrë s’e kish patur frikë detin. Ai donte cdo rrymë, çdo ngjyrë,çdo valle te lehtë apo të tërbuar të tij,ndërsa sot duhej të ecte nëpër horizontin e këtij mankthi të

kapte agimin e ëndrrës. Me këto mendime arriti tek skafi bashkë me një turmë të mjerë njerzish.Midis tyre kishte edhe tre gra të veshura rëndë me kapuç në kokë.Ai që drejtonte skafin , një barkalec me emrin Dani, i uli të gjithë dhe mërmëriti..-Na vaftë mbarë...Skafi u nis …Lëkundjet e dallgëve disave u shkaktonin trazira, dhe zgjasnin kokën drejt ujit të kripur, për të nxjerrë atë përzierje të pa dëshirueshme thartire të tretsirave të stomakut...Kur nuk kishin kaluar as gjysmëm e vijes detare,reja e zezë i mbuloi . Edhe ata pak yje që vezullonin sytë mbi tokë e det, rrëshqitën në koshin e errësirës. Qielli u kthye në një përbindësh errësire.Frika u vijëzua në fytyrat e të gjithëve. Era filloi me zërin e saj ulurimë, sikur donte të ndizte zemërimin e detit.Stuhia filloi, dallgët ngriheshin si male të lartë e pillnin gjarprinj të bardhë shkume, ku gjuhëzat e tyre pickonin me gjilpëra kripe.Ndërsa nëpër trup gumëzhinin dhimbjet sidomos në të ndenjurat kur skafi përplasej me forcë sikur do ndahej në copa.Frymarrja e udhëtarëve u vështirësua shumë sepse ajri i lagur thithej bashkë me ujin e kripur. Nga çasti në çast dukej sikur gjithshka do përpihej nga gjigandi i madhi tërbuar . Engjëjt e vdekjes dukeshin sikur garonin të ngrinin përpjetë dallgën më të madhe e më të egër..Rrufetë kërcisnin kamzhikët e tyre të

kuq.Tëgjithë udhëtarët të trembur , të lagur,me të ftohtin që u kish hyrë në palcë u dukej sikur u ngulej nga një bajonëtë stuhie, në çdo përplasje dallgësh. Lotët e tyre humbisnin në ulurimën e stuhisë.

O Zot po mendonte Dritani, mos vallë deri këtu është...I gjithë trupi i tij ishte ftohur, fytyra ishte zbehur, lutej e shpresonte akoma.Ah sikur toka të ishte prane. Tokë e dashur, askush deri në atë çast nuk e dinte vlerën e saj.Toke ime,Ai hesht, zërat e tu të natës nuk dëgjohen, modelet e tu të mrekullueshme

mbuluar nga hijet e errësirës nuk duken.Në vend vellos së hënës kemi thonjtë e dallgëve, që kërkojnë të na përpijnë.O Zot, të lutem , mos na bëj ushqim për peshqit.Jepna mundësinë të kemi një varr, kur të vijë ora jonë lutej.

Dritani.Nënë mos qaj po humba detit…vazhdoi nën zë ai. Askush nuk dëgjonte.Vetëm psherëtima dhe ndonjë ..oh…Mos erdhi fundi …Nje dallgë e madhe po afrohej me shpejtesi …Nënë më vjen keq që po të lë vetëm..u ndje Dritani.

..

Nënë Tana u zgjua e trembur nga shkrepëtima e një rrufeje. Ajo po ishte pranë dritares të ruante detin . Papritur e kish zënë gjumi aty në minderin e vjetër me sytë nga deti.

-Oh jo- mëmëriti e lebetitur, hapi derën dhe vajti drejtë bregut që shkumëzonte.

-O Zot -klithi ajo- merre jetën time -ruaje tim bir me shokë.Ngriti dorën si Krishti,e vazhdoi

-O stuhi famëmadhe, ndalo për hir të zemrës së nënës.
-O det vetullgjërë, mblidhi krahët e dallgëve e qetësoji sytë e tu.

-Kini mëshirë për zemrën e një nëne.Ajo ra në gjunjë pikërisht aty në breg..lotët e saj u kthyen në yje transparent në ujin e kripur, dhe për çudi dallga u tkurr. Zëri i saj ngjedhi dallgën e madhe që u përcollë me qiririn e zjarrtë të rrufesë pranë gomones.Engjëjt e vdekjes ngrinë para saj.Ata shpërndanë merimangat e errësirës, dhe krahët e tyre shkundën pupla drite që u nda në grimca të imta dhe depërtuan në të gjitha skutat e errësirës.Hyjnisë toksore me lejen e fuqisë supreme u përul gjithësia.

Stuhia u largua të fshihej në thellësitë më të mëdha të Jonit. Era lidhi flokët e saj me nxitim dhe u ngjit përtej qelqit të qiellit.. Agimi i bardhë mbështeti faqen e tij mbi tokë e det, dhe rrezja e diellit po

ngrohte trupat e njerzve në skaf. Para zemrës së një nëne përulet gjithësia…
Dani barkmadhi tha….

-Stuhia më e madhe që kam kaluar, nuk e mendoja se do ta hidhnim, është mrekulli që shpëtuam, si duket dikush këtu ka qenë me ëngjëll. Dritani dhe të tjerët ju afruan bregut dhe zbritën në tokë…Askush nuk e dinte se zemra e nënës i ruante me sytë e hyjnisë. .. Dallgë të tjera e prisnin Dritanin me shokë….por zemra e nënës do të ishte përgjithmonë roja i tij.