KURORA E FLAKËVE

I ‘qava hallet’ botës pa qënë ende aty.E dashurova jetën që në rënkimin e parë.Bisedoja gjatë me ëngjëjt,Ndaj natën rrija zgjuar buzëqeshja lehtë,Tek prekja lotët e tharë!U rrita, e mbrojtur me koracë.Askush nuk depërtonte në qiellin tim me ngjyra.Madje edhe kohën përshtata pak nga pak,flakët fluturuese si kurorë mbi kokë vura!Me perëndimin e diellit ngjyrosa buzët e njoma.E vodha edhe hënën, t’më bëntë shoqëri.Me yjet stolisa flokët e rëna,që toka edhe retë t’më bënin poezi.

KRENARIA

Më ka mbetur veçse krenariae butë, si një dantellë e bardhë.Me të mbulohem netëve,teksa fshij lotët e tharë!I kërkoj gabimet brenda vetesajo e përulësisë, më rëndon më shumë.Një shpirt dembel i thyer në mese disa ëndrra, të vëna në gjumë!Në muret e dhomës derdhet zëri i vetëdijeskarakter i rrëmbyer, si shkumë e bardhë.Sikur ta dija ç’tregonin retë e zezadhe imazhi i çmendur, varur në tavan!Kufijtë e ngushtë të kësaj botei mblodha rreth vetes si mburojë,ç’ishte e rëndësishme e mbajta për vetetë tjerat ia dhashë erës, që të m’i shërojë!

MU AFRO

M’u afro ngadalë.Sensualisht...Dua të ndjej frymën tënde të nxehtë.Më prek…Më prek, si të jem trëndafili më i bukur i Eden-it të shpirtit tënd.Herë gjithë epsh...Herë ëmbël, butë!Më puth...Më puth me gjithë ndjenjën që kërkon të shkulet nga zemra ime.Më prek...Këtu...Atje...Kudo...Dua që fitimtar, të dalin ato më të zakonshmet.Dua të ndjej që më përket.Dua të ndjej sesi bëhesh pjesë e shpirtit tim.Të ndjej prekjet e tua...... duke u bërë një, me trupin tim të irrituar!Dua të ndjej që më do,që më dëshiron.Dhe atëherë, do të jepem më shumë se e gjitha!Do të dhuroj një udhëtim të mbushur me ndjesi dhe me ngjyra.M’u afro...Më prek…