Malit lart një vetëtimë,që çan qiellin dhe shkrin re,sulet tokës me rrëmbim,djeg një lis diku atje.

Sot ky det i shkumëzuar,dallgën shkëmbit ashpërson,plot buçimë dhe zemëruar,pak nga pak po e thërrmon.

Dikur rrinin përqafuar,natë e ditë shkëmbi nën valë,në çdo kohë të dashuruar,tani zënë e prapë me mall.

Dhe mbi lis po qan rrufeja,më i larti, gjer në diell:"Ah, të vrava, eja, eja,po s'je ti, s'dal më në qiell!".

..... .....E shikon ç'bën dashuria?Zë të vret pak e nga pak.Ti qesh me thëniet e mia,më pushton e më puth prapë.