Vishem e zhvishem para teje,Me dhjetëra tesha mitike provoj,E çmendur siç jam, endem kohëve të lashta,E në pasqyrën e syve të tu, veten time kërkoj.
Unë mund të jem..., shumë gjera, i dashur,Orë mali, zanë, mbretëreshë a demon,Por pa sytë e tu, që ëmbël më qeshin,Jam veç një shpirt që trupit i mungon...




