Mbrëmë më ngatrrove nëpër rrugëtimin e nisurMe vargjet mbi supe doja të mbërrija deri tek tiSi akull i thepisur nga kupolë e qiellit u shkëpute zbriteMu në mes orgjishë në dehje ta fikësh të paktin ndriqimin tim!Më preve të ndrojturat vargjet e mia çtu desh ty miku imNë gufallë shpirti qëmotshëm endeshin pa shpresë tu vëje frengjinëE lënguar mes harkesh mëtonin verbërisht të ngjirura pa të paktin zëMë bëre të vishem me pëlhurë lotësh të piktë, si vesë trishtimi tani më!
Ti ç'kërkoje në mua orëve të vona ashtu papritur!?Të përderdhurat zingjirë shkëputur të shkretë i lëkundje përsëriSa nuk rizgjove mbështjellimin gjarpëruar të tyre helmuesThesaret e fshehura brenda gëzhojes së thyer ti vrisje mu tani!Ah lëkurën time erë-ëndëshme sa nuk e braktisën muzat at cast,Mes mijatrishtimesh të llahtarisura sa nuk u tretën amullive në zi!S'më mbeti veqse dyer kështjellash të rrënoja sa ndryra të jenSi në shtat dryrët e përrallave të shtrigave nëpër miteGjëmueshëm ti thyeja qmendurishtë vetëm për ty !




